Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Presim nisma dhe ide të reja nga ndërmjetësuesi Nimic

Ivanov: Presim nisma dhe ide të reja nga ndërmjetësuesi Nimic

21 dhjetor-“Deputetët e kanë fituar mandatin që të përkujdesen për interesat shtetërore të Maqedonisë. Atyre u është ofruar mundësia ta bëjnë jetën të jetë më e mirë, ndërsa buxheti është bazë me të cilën një shtet mund t’i plotësojë obligimet ndaj shoqërisë dhe ndaj qytetarëve”, deklaroi Ivanov.

Presidenti Gjorge Ivanov pret që ndërmjetësuesi i KB-së, Methju Nimic, i cili në fillim të muajit të ardhshëm vjen në Shkup dhe Athinë, të prezantojë nisma dhe ide të reja për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Shpresoj se do të ketë nisma dhe ide të reja për të cilat duhet të bisedojmë. Pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Mun në Maqedoni, gjendjet ndryshojnë. Ndjehet angazhimi i tij personal dhe insistimi që Nimici të jetë më aktiv që të mundet procesi të zhvillohet dhe të mos qëndrojë në një vend”, deklaroi presidenti Ivanov në intervistën e mbrëmshme për RTVM-në, në pyetjen se çka sjelli ndërmjetësi Methju Nimic me vizitën e tij në janar.

Shefi i shtetit vlerësoi se kundrejt nismave për takime më të shpeshta, nga pala greke nuk ka pasur ton të njëjtë të mirëkuptimit që të vihet deri te zgjidhja për çështjen e emrit.

“Presim kjo nismë e imja dhe nismë e kryeministrit tonë dhe ministrave tanë të çojë drejt dialogut intensiv. Për çdo çështje mund të flitet edhe përmes dialogut që të vihet deri te diçka që do të ishte e pranueshme”, tha Ivanov.

Në kontekst të konstatimeve të Këshillit të fundit evropian dhe marrëdhënieve të mira fqinje, në pyetjen se pse nuk bën bashkëpunimi me Bullgarinë dhe se si Maqedonia do të përgjigjet në hapin e fundit të Sofjes, shefi i shtetit vlerësoi se gjegjësisht dy shoqëritë tona janë të afërta dhe bashkëpunojnë, por se deklaratat e një pjese të politikanëve para së gjithash dedikohen për përdorim vendor dhe janë në funksion të politikës ditore. Ivanov, njëherësh e përshëndeti qëndrimin e ish kryetarit Zhelu Zhelev, për vendimin e politikanëve aktual bullgarë, duke e vlerësuar si të sinqertë.

“Besoj te njerëzit të cilët e shohin fotografinë e madhe, të cilët nuk janë të opsesionuar me atë nëse do të fitojnë edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse atë që e bëjnë para së gjithash është në bazë të politikës ditore. Po ndryshojnë gjendjet dhe do të vijnë politikanë të tjerë, ne jemi ata që jemi të hapur dhe gjithmonë insistojmë të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë. Megjithatë marrëdhëniet e mira fqinje janë rrugë dykahëshe, nuk varen vetëm prej nesh. Të njëjtën presim ta shohim edhe nga fqinjët tanë”, porositi presidenti i Maqedonisë.

Duke i pasur parasysh tensionet se ngelja afatgjate jashtë BE-së dhe NATO-s paraqet rrezik potencial për sigurinë në vend, presidenti Ivanov porositi se qytetarët duhet të ndjehen të sigurtë, pasi që të gjitha institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në çështjen e sigurisë së shtetit, por se Maqedonia nuk është e përjashtuar nga ajo që ndodh në planin global.

Në lidhje me pritjet e tij se si do të përfundojë debati për buxhetin duke i pasur parasysh qëndrimet e fuqishme kundërthënëse, Ivanov edhe një herë porositi se shteti duhet të funksionojë dhe buxheti duhet të aprovohet.

“Deputetët e kanë fituar mandatin që të përkujdesen për interesat shtetërore të Maqedonisë. Atyre u është ofruar mundësia ta bëjnë jetën të jetë më e mirë, ndërsa buxheti është bazë me të cilën një shtet mund t’i plotësojë obligimet ndaj shoqërisë dhe ndaj qytetarëve”, deklaroi Ivanov.

Në pyetjen se si e sheh vendin pas pesë viteve, Ivanov u përgjigj se deri atëherë pret që Maqedonia t’i plotësojë qëllimet strategjike dhe të jetë vend ku do të jetohet vazhdimisht si i ka hije shekullit 21.

“Shtet me shumë investime të huaja dhe shtet në të cilin do t’i keni të gjitha teknologjitë e reja.E gjithë ajo që ndodh në botë ta kemi edhe në Maqedoni. Maqedoninë e shoh si vend të suksesshëm”, janë pritjet e Ivanovit për vendin deri në fund të vitit 2017.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *