Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov reagoi për ngjarjet e djeshme

Ivanov reagoi për ngjarjet e djeshme

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov reagoi sot lidhur me ngjarjet e djeshme në Parlamentin e Maqedonisë dhe protestat lidhur me buxhetin 2013.

“Dje ndodhi ajo që unë e paralajmërova në fjalimin tim vjetor. Shihet qartë se thirrjet e mija nuk u përfillën. Edhe njëherë do të përsëris. Nuk mundet tërë shoqëria të jetë peng i sjelljes së papërgjegjshme. Kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit, atëherë nuk ka hapësirë për interesa parciale”, theksoi presidenti përmes një deklarate me shkrim. “Qytetarët presin zgjidhje, dhe jo probleme. Por, zgjidhjet duhet të gjenden në institucionet e shtetit nga ana e atyre që janë zgjedhur. Është e patolerueshme dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues. Sidomos shpreh keqardhje për skenat e padëshirueshme me përfaqësuesit e mediave”, ka shkruar Ivanov, duke nënvizuar se gjithkush ka të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe detyrave.

Sipas tij, vendin e presin shumë punë në planin e brendshëm dhe integrimet evroatlantike dhe nuk duhet të keqpërdoren dhe manipulohen qytetarët për qëllime politike.

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *