Home / Lajme / Maqedoni / Ivanova nuk do ta udhëheq seancën e Komisionit për punë për ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë

Ivanova nuk do ta udhëheq seancën e Komisionit për punë për ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë

10 dhjetor-
“Si kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale me letër do ta njoftoj kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski se nuk kam për qëllim ta udhëheq seancën, ku debatohet për ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë. Prej tani e mëtej te kryetari i Kuvendit është obligimi për punën e Komisionit dhe të sigurojë kushte për miratim të papenguar të ligjit për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për punë dhe politikë sociale, Cvetanka Ivanova sot deklaroi se më nuk ka për qëllim ta udhëheq seancën, ku debatohet për ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë, të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja, dhe ku shqyrtohen mbi 15 mijë amandamente.

“Si kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale me letër do ta njoftoj kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski se nuk kam për qëllim ta udhëheq seancën, ku debatohet për ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë. Prej tani e mëtej te kryetari i Kuvendit është obligimi për punën e Komisionit dhe të sigurojë kushte për miratim të papenguar të ligjit për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Ajo shtoi se pret që Veljanovski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së do të demonstrojnë kriter të njëjtë dhe vendosmëri të barabartë për ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë, si për serinë e ligjeve tjera nga sfera e socialës.

Ivanova tha se nuk heqë dorë nga funksioni kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale, por se nuk ka për qëllim ta udhëheq Komisionin, në rend dite të të cilit janë amandamentet e BDI-së për ligjin për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *