Home / Sport / Jakupi e Osmani deklasuan kundërshtarët e tyre, shkojnë në Turqi

Jakupi e Osmani deklasuan kundërshtarët e tyre, shkojnë në Turqi

“Si trajner i të dy garuesve që patën paraqitje fenomenale mund të them se kjo është rezultat apo frytë i punës permanente. Pra, ata u bënë me plotë meritë kampionë absolut në kategoritë e tyre edhe pse konkurrenca ishte e nivelit të lartë. Pas këtij evenimenti garuesit do të kenë një javë pushim të merituar dhe pas një jave fillon sfida e radhës titujt ne kampionatin europian për kadet, junior dhe U- 21 vjet”, tha trajneri Arlind Huseini.

Në Shkup është zhvilluar pjesa e dytë e kampionatit vendor, play-off për kadet, juniorë dhe U21 vjec. KK Fati nga Gostivar mori pjesë me Doan Osmanin (kadet, -63 kg) dhe Berat Jakupi (U21 vjet, + 78 kg). Të dy këta shënuan fitore bindëse ndaj të gjithë rivalëve të tyre, duke vërtetuar rrugën e tyre drejt evropianit në Konya të Turqisë, cili do të mbahet në fillim të muajit shkurt të 2013-ës.

Osmani mundi Petar Spasenovskin (Metalurg) me rezultat 3-0, Feri Isiqin (Vardar) 8-0 dhe Dimitar Ilievskin (Beton) 1-0, kurse Berat Jakupi ishte më i mirë se Antiq Simon (Makpetrol) të cilën e fitoi me rezultat të thellë 5-1, Nikolla Ilievskin (Metalurg) 1-0 dhe Goran Vasilevskin (Metallurg) po me rezultat 5-1.

“Si trajner i të dy garuesve që patën paraqitje fenomenale mund të them se kjo është rezultat apo frytë i punës permanente. Pra, ata u bënë me plotë meritë kampionë absolut në kategoritë e tyre edhe pse konkurrenca ishte e nivelit të lartë. Pas këtij evenimenti garuesit do të kenë një javë pushim të merituar dhe pas një jave fillon sfida e radhës titujt ne kampionatin europian për kadet, junior dhe U- 21 vjet”, tha trajneri Arlind Huseini.

Huazuar nga gazeta Lajm

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *