Home / Lajme / Maqedoni / Janakieski: Maqedonia do të jetë lider në Evropë në shitjen elektronike të tokës ndërtimore

Janakieski: Maqedonia do të jetë lider në Evropë në shitjen elektronike të tokës ndërtimore

15 dhjetor-Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se BNJVL në kontinuitet jep vërejtje kontruktive rreth të gjitha ndryshimeve ligjore dhe propozon ligje të reja, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime të dobishme. Si pjesë e dispozitave më të rëndësishme ligjore, ai i potencoi ndryshimet në Ligjin për pastërti publike.

Më 1 prill të vitit 2013 në fuqi do të hyjnë ndryshimet në Ligjin për ndërtim, sipas të cilit komunat janë të obliguara të japin leje ndërtimi përmes rrugës elektronike. Për ndryshimet ligjore është diskutuar edhe sot në Strugë në këshillimin e katërt për ligje të rëndësishme nga sfera e transportit. Organizator është Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Në suaza të këshillimit, sot është prezantuar edhe softueri i ri për ndjekjen e marrëveshjeve në pjesën e shitjes të tokës ndërtimore i cioi, siç theksoi ministri Mile Janakieski, deri tani ishte vendosur vetëm për nevojat e Ministrisë.

Më shumë se 300 përfaqësues të komunave i ndoqën edhe prezantimet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ligjet për vlerësim, ndryshimet e Ligjit për pastërti publike, Ligjit që ka të bëjë me objektet e ndërtuara pa leje, si dhe Ligjit për tokë ndërtimore.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se BNJVL në kontinuitet jep vërejtje kontruktive rreth të gjitha ndryshimeve ligjore dhe propozon ligje të reja, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime të dobishme. Si pjesë e dispozitave më të rëndësishme ligjore, ai i potencoi ndryshimet në Ligjin për pastërti publike.

Lidhur me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor, në këshillimin u potencua se ndryshimet parashikojnë ashpërsim të sanskioneve për kryerësit e kundërvajtjeve, por kryerja e veprimtarive pa licencë trajtohet si vepër penale dhe parashikon marrje të përhershme të automjetit me të cilin kryhet transporti.

Ligji për legalizim, sipas prezantimeve të përfaqësuesve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, parashikon ekzistimi i të drejtës së shfrytëzuesit ndaj tokës të mos jetë pengesë për dhënien e vendimit për legalizim, por kërkesat duhet të shqyrtohen nga komuna më së voni deri më 31 dhjetor

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *