Home / Sport / Janevski pret sukses ndaj Polonisë

Janevski pret sukses ndaj Polonisë

“Në kombëtaren e Polonisë luajën futbollistë të mirë të cilët tani më luajnë në kombëtaren më të mirë të Polonisë. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese, na pret takim i vështirë pasi që edhe kjo ndeshje sjell pikë në rang listën e FIFA-s’, deklaroi për mediat trajneri i Maqedonisë, Çede Janevski.

Në takim të përbashkët me gazetarë, përveç promovimit të bashkëpunimit ndërmjet FFM-së dhe ‘Stopanska Bankës’, para mediave u paraqit edhe seleksionuesi i kombëares së futbollit të Maqedonisë, Çedomir Janevski dhe drejtori sportiv i ekipit kombëtar, Petar Milloshevski. Janevski shpalosi pritjet e tij për takimin kontrollues me Poloninë, në të cilën Maqedonia do të luajë me futbollistë nga kampionati vendor, të plotësuar me vetëm dy që vijnë nga jashtë. “Në kombëtaren e Polonisë luajën futbollistë të mirë të cilët tani më luajnë në kombëtaren më të mirë të Polonisë. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese, na pret takim i vështirë pasi që edhe kjo ndeshje sjell pikë në rang listën e FIFA-s’, deklaroi për mediat trajneri i Maqedonisë, Çede Janevski. Ndërkohë drejtori sportiv Petar Milloshevski njoftoi se grumbullimi i kombëtares do të bëhet të dielën në orën 20:00, ndërsa mëngjesin e të hënës ekspedita e Maqedonisë udhëton drejt Antalisë. Kombëtarja në qendrën turistike në Turqi do të stërvitet çdo ditë prej orës 18:00, ndërsa takimi kontrollues Maqedoni-Poloni do të zhvillohet të premten me fillim në orën 17:15 sipas kohës sonë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *