Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska ka pasur aksident, nuk është lënduar

Jankullovska ka pasur aksident, nuk është lënduar

13 dhjetor-Nga MPB-ja informojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 11:30 minuta në marketin “Super Tineks”, ndërsa në fatkeqësinë kanë marrë pjesë automjeti zyrtar i ministres.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ka pasur aksident rrugor sot në rrugën “Prvomajska” në Shkup, por nuk është lënduar dhe menjëherë kanë vazhduar me obligimet e punës.

Në aksidentin rrugor nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material. Në vendin e ngjarjes menjëherë është kryer ekspertizë.

Nga MPB-ja informojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 11:30 minuta në marketin “Super Tineks”, ndërsa në fatkeqësinë kanë marrë pjesë automjeti zyrtar i ministres.

Automjeti i MPB “Volksvagen Pasat” është përplasur me automobilin “Fiat Doblo”. Automobilin e MPB-së e ka drejtuar shoferi, derisa ministrja ka qenë në sediljen e udhëtarit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *