Home / Lajme / Maqedoni / Kallëzime penale për dy persona për ngjarjet para Kuvendit

Kallëzime penale për dy persona për ngjarjet para Kuvendit

26 dhjetor-
“Asnjëri prej organizatorëve deri në këtë moment policisë nuk ia ka theksuar identitetin e sulmuesit, por në bazë të materialeve të emetuara do të përcaktohen të dhënat e tij pas së cilës do të pasojë kallëzim penal për shkak të dyshimit bazë për vepër të kryer penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme filloi me pastrimin dhe dokumentimin e plotë të sjelljes agresive dhe të pahijshme gjatë depërtimit të dhunshëm të kordonit policor dhe përpjekjes për t’u bërë sulm në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ose të shkaktohet incident me grupin e shumtë të qytetarëve të organizuar në “Frontin për Maqedoninë”.

MPB sot kumtoi se në momentin kur grupi filloi t’i shkatërrojë rrethojat e sigurisë dhe t’i shtyjë dhe shkel nëpunësit e policisë, duke e rrezikuar sigurinë e tyre, njëmbëdhjetë pjesëtarë të policisë morën lëndime të karakterit të përgjithshëm.

Në bazë të xhirimeve të kamerave të policisë dhe videomaterialeve nga depërtimi i dhunshëm të kordonit të siguruara nga mediat, deri më tani janë identifikuar tre persona edhe atë: N.M. (1989) nga Shkupi, V.N. (1965) nga Zvegori-Dellçevë dhe A.Q. (1979) nga Gjevgjelia. Nga ana e SPB Shkup kundër dy të parëve janë shtruar kallëzime penale për shkelje të konstatuar sipas nenit 15 të Ligjit për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike (“I cili nuk do të ndahet nga grupi i njerëzve kur personi i autorizuar i ka bërë thirrje të largohet në raste kur rendi publik është rrezikuar do t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 600 deri në 800 euro në kundërvlerë denari), ndërsa kundër të tretit është dorëzuar procesverbal për shkelje të konstatuar sipas nenit 13 të LSHKRQP (“I cili nënvlerëson një organ shtetëror ose nënvlerëson ose ofendon një person zyrtar të një organi shtetëror ose ndonjë institucioni tjetër i cili kryen autorizime publike në kryerjen e shërbimeve do t’i shqiptojë gjobë në shumë prej 600 deri në 800 euro në kundërvlerë denari. Nëse personi zyrtar me paragrafin 1 të këtij neni është nëpunës policor kryerësit do t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 600 deri në 900 euro në kundërvlerë denari”).

Po punohet edhe në grumbullimin e informacioneve dhe identifikimin e personave të cilët kanë qenë në afërsi të kryetarit të komunës së Karposhit dhe fizikisht kanë sulmuar një qytetar.

Në kumtesë nënvizohet se sot është paraqitur edhe incidenti në të cilin fizikisht u sulmua një qytetar më i moshuar nga ana e personit të pranishëm në protestën e mbrëmshme në qendër të Shkupit.

“Asnjëri prej organizatorëve deri në këtë moment policisë nuk ia ka theksuar identitetin e sulmuesit, por në bazë të materialeve të emetuara do të përcaktohen të dhënat e tij pas së cilës do të pasojë kallëzim penal për shkak të dyshimit bazë për vepër të kryer penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.

MPB në bashkëpunim me mediat dhe institucionet kompetente do të vazhdojë të punojë në identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve në incidentet e dhunshme dhe pas dokumentimit të rasteve, kundër të gjithë të involvuarve do të pasojnë kallëzime përkatëse.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *