Home / Sport / Kasijas: E kuptova që nuk do të luaja ndaj Malagas!

Kasijas: E kuptova që nuk do të luaja ndaj Malagas!

Iker Kasijas ka folur dje për televizionet spanjolle rreth qëndrimit të tij në pankinë në ndeshjen e Real Madrid kundër Malagas, duke evituar polemika të mundshme me Zhoze Murinjon rreth këtij vendimi.

“Murinjo nuk më tha asgjë, por ashtu si nuk jepen shpjegime kur luan, e njëjta gjë ndodh edhe kur nuk luan”, ishte komenti i tij, duke e cilësuar si diçka normale vendimin që kishte marrë trajneri portugez.
“Është e vërtetë që nuk jam mësuar të jem zëvendësues, por mbi çdo lojtar qëndron ekipi. Ajo që duhet të bëj është të vazhdoj të stërvitem, në mënyrë që të rifitoj vendin si titullar”.
“Gjatë javës e kuptova që nuk do të luaja, ndonëse trajneri nuk më tha asgjë. Unë e shoh veten në formë të mirë, por ai që vendos është trajneri dhe dua të vazhdoj të stërvitem në mënyrë që të rifitoj besimin e tij sa më parë”, ishte komenti i portierit të Realit, që ka preferuar të mos bëjë polemika.
Ndërkohë, Zhoze Murinjo, i cili ka udhëtuar drejt Portugalisë për pushimet e fundvitit, është pyetur nga mediat në vendlindje rreth këtij vendimi mjaft të diskutueshëm.
“Pankina e Kasijas? Unë e kam ndërgjegjen e pastër, mendoj çdo ditë se si të hedh formacionin më të mirë të mundshëm në fushën e lojës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se vazhdon të mendojë se Kasijas nuk është në formën më të mirë dhe se Adan e meriton të jetë titullar para kapitenit.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *