Home / Sport / Katari sponsorizon 200 milion euro në vit te PSZH!

Katari sponsorizon 200 milion euro në vit te PSZH!

Shteti i Katarit do të derdhë deri në 200 milion euro në vit për sponsorizimin e Paris Sent Zhërmen, nëpërmjet një kontratë publiciteti, në mënyrë që të ndihmojë këtë ekip të përmbushë detyrimet financiare që i kërkon UEFA, për rregullimin e bilancit ekonomik vjetor.

Marrëveshja, e cila është prezantuar para audituesve të caktuar nga Federata Franceze, është nënshkruar ditët e fundit nga drejtuesit e klubit me Autoritetin e Turizmit të Katarit, ndërsa do të zgjatë deri në vitin 2016, sipas asaj që ka publikuar sot “Le Parisien”.
PSZH ka shpenzuar më shumë se 250 milion euro brenda një viti e gjysmë, që kur pronësinë r klubit e mori Fondi i Investimeve të Katarit, por parisienët duhet t’i nënshtrohen rregullave sipas të cilave nuk duhet të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë. Klubi i kryeqytetit francez luan në Ligën e Kampioneve për herë të parë që nga viti 2004 dhe shitja e të drejtave televizive në Francë gjeneron më pak të ardhura se kampionatet e tjera elitare evropiane, ndaj po kërkohej një mënyrë e re për të siguruar të ardhura.
Sipas “Le Parisien”, shteti i Katarit nëpërmjet Autoritetit të Turizmit, do të paguajë nga 150 milion euro, deri në 200 milion euro për katër vite, në mënyrë që parisienët të bëjnë reklamë për këtë shtet jashtë kufijve të tij. Për më tepër, marrëveshja është paravepruese, që do të thotë se hyn në fuqi që në vitin 2012, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet e këtij sezoni dhe PSZH të përmbushë detyrimet ndaj UEFA-s përsa i përket bilancit të shëndoshë financiar.
Kuptohet që si Fondi i Investimeve të Katarit, ashtu edhe Agjencia e Turizmit e Katarit janë nën varësi të qeverisë së këtij vendi dhe është e qartë se kjo marrëveshje është nënshkruar vetëm për të ndihmuar klubin të anashkalojë pa probleme rregulloret e shumëpërfolura të fair-play financiar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *