Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët debatojnë për destinimin e mjeteve

Këshilltarët debatojnë për destinimin e mjeteve

Megjithatë kur pritej që të rifillojë debati për këtë pikë, kryesuesi i këshillit me kërkesë të këshilltarëve të BDI-së, ka ndërprerë seancën Seanca e radhës është caktuar në fillim të javës së ardhëshme.

Ridestinimi i mjeteve në buxhetin e komunës së Tetovës për vitin 2012 ka hapur debat në këshillin e komunës së Tetovës mes këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së.

Për shkak të mungesës së mjeteve për rrogat nëpër shkollat e mesme të Tetovës, sektori i financave ka propozuar që mjetet për plotësim të këtij buxheti të meren nga transporti. Për këtë vendim kryesuesi i këshillit Irfan Emini ka kërkuar sqarim plotësues nga sektori i financave.

“Mungesa e mjeteve të rrogave nuk mund të meret nga transporti ngase transporti i fëmijëve është prioritet. Mendoj se ridestinimi i buxhetit duhet të bëhet që në fillim të vitit dhe të jetë e planifikuar sepse dëmtohet transporti”, tha Emini.

Ai ka shfaqur dyshime se një ridestinim i këtillë mund të jetë edhe për shkak të rritjes së numrit të të punësuarve në arsim. Pas sqarimit nga ana e udhëheqësit për financa dhe buxhet Adnan Neziri, se gjatë planifikimit të buxhetit ndodh që shërbimet financiare në shkolla bëjnë gabime të cilët reflektohen në buxhetin e komunës në debat është kyçur edhe kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Sipas tij, mjetet për rrogat janë bllok dotacione dhe të paprekshme kurse pushteti qendror edhe pse komuna e Tetovës ka numër më të madh të nxënësve nuk lëshon mjete të nevojshme për transport. “Edhe pse arsimi i mesëm është bërë i obligueshëm dhe transporti mbulohet me mjete nga buxheti qendror megjithatë mjetet nuk janë rritur dhe kemi buxhet të vogël për këtë qëllim.

Ne si komunë shpesh herë kemi intervenuar që të mos dështojë transporti i nxënësve por ky ridestinim është më se i nevojshëm për shkak të rrogave kurse sa i përket punësimeve nëpër shkolla ajo bëhet nëpërmjet ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës” tha Bexheti.

Pas miratimit të kësaj pike të rendit të ditës është kërkuar koordinim mes koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve për pikën e 4 të rendit të ditës, që është shitja e lokaleve në pronësi të komunës së Tetovës përmes ankandit publik.

Megjithatë kur pritej që të rifillojë debati për këtë pikë, kryesuesi i këshillit me kërkesë të këshilltarëve të BDI-së, ka ndërprerë seancën Seanca e radhës është caktuar në fillim të javës së ardhëshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *