Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni Evropian nuk zbulon se si do ta vlerësojë Maqedoninë në raportin e pranverës

Komisioni Evropian nuk zbulon se si do ta vlerësojë Maqedoninë në raportin e pranverës

18 dhjetor-“Krijimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me nënshkrim të marrëveshjes/kontratës, krijimin e grupeve të përgjithshme punuese në sferat kyçe, për shembull – partneritetin ekonomik, trashëgiminë kulturore-historike, paraqitje të vendosmërisë dhe vullnetit të mirë për vendosjen e marrëveshjeve të arritura”.

Komisioni Evropian nuk dëshiron të thotë mbi cilën bazë dhe cilën vegël do të shfrytëzoj në raportin e pranverës në vlerësimin e kontributit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe “arritjen e zgjidhjes së kompromisit dhe të pranueshme për të dy palët për çështjen e emrit nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”, që Këshilli Evropian e kërkoi në konkluzionin për vendin tonë të miratuar në Samitin e fundit.

Peter Stano, zëdhënës i eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, në brifingun e rregullt të sotëm për media konfirmoi se Komisioni do të vlerësoj sipas konkluzioneve, por nuk tha si.

“Gjuha e përdoruar në konkluzionin e Këshillit është e qartë, ka procedura të qarta dhe rregull, pra nuk ka asgjë të re të themi dhe shtojmë ne nga Komisioni. Ne do të veprojmë siç u theksua në konkluzion”, u përgjigj Stano.

Megjithatë në instistimin që Komisionit të sqaroj nëse është e mundur pozitivisht ta vlerësoj avancimin e Maqedonisë vetëm nëse në tre muajt e ardhshëm zgjidhet kontesti me Greqinë, që është pamundur pasi për marrëveshje nevoijten dy, ndërsa pala greke refuzon të negocionojë dhe kjo çështje zvarritet 22 vite, me ç’rast kryeministri grek Andionis Samaras ashtu e intereton këtë konkluzion, zëdhënësi i Fyles shtoi:

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratën e një përfaqësuesi zyrtar të një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Do t’ju orientoj ta shihni konkluzionin e Këshillit dhe atë që i përket KE-së, e ajo është të dorëzohet raporti që edhe normalisht Komisioni e bën, i cili bazohet në procedurat dhe praktikën tonë”, shtoi zëdhënësi Stano.

Siç është e njohur, në paragrafin kyç 28 nga konkluzioni i Këshillit Evropian për Maqedoninë, theksohet se “vendimi eventual i Këshillit për hapjen e negociatave inkuaruese me IRJ të Maqedonisë do të shqyrtohet në bazë të raportit që do të prezantohet nga ana e Komisionit në pranverë të vitit 2013, e bazuar në zbatimin e reformave në suaza të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, si dhe hapat e ndërmarra për pomovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe arritjen e një zgjidhje kompromisi dhe të pranueshme për të palët për çështjen emrit nën patonazhin e KB-së”. Nëse ky raport është pozitiv, KE obligohet se do t’i bëjë thirrje Komisionit pa humbur kohë që ta parashtroj propozim-kornizën për negociatat me Maqedoninë dhe skrining procesin e kapitujve 23 dhe 24.

Konkluzioni i tillë kontribuoi që kryeministri grek Samaras dhe në përgjithësi opinioni grek të njëjtin ta trajtoj në kontekst të asaj se BE-ja kërkon nga Maqedonia që ta zgjidh kontestin me Greqinë për emrin, nëse dëshiron në qershor të vitit 2013 t’i fillojë negociatat inkuadruese. Realisht paragrafi konfuz mundëson trajtim të ndryshëm, të cilin Komisioni nuk dëshiron ta sqaroj, edhe pse sinjalet prej atje janë nëse vazhdon me qasjen e hapur për pranimin e propozimeve bullgare dhe negociatat me Greqinë të arrijnë nivel më të lartë, se Maqedonia do të marrë raport pozitiv.

Lidhur me kushtet e Bullgarisë, për realizimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat ministri i Punëve të Jashtme Nikollaj Mlladenov ua diktoi mediave bullgare, ato janë këto:

“Krijimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me nënshkrim të marrëveshjes/kontratës, krijimin e grupeve të përgjithshme punuese në sferat kyçe, për shembull – partneritetin ekonomik, trashëgiminë kulturore-historike, paraqitje të vendosmërisë dhe vullnetit të mirë për vendosjen e marrëveshjeve të arritura”.

Dy kushtet e fundit mund të përfshijnë një spektër të gjerë të kërkesave nga ana bullgare, që Maqedonia realisht nuk mund t’i realizoj, dhe në këtë rast të ri pezull edhe vlerësimi për “Marrëdhëniet mira fqinjësore” që do të duhet në raportin e vendit tonë ta sjell Komisioni Evropian deri në prill të vitit 2013

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *