Home / Lajme / Maqedoni / Komiteti i Helsinkit shqetësime për forcën ndaj deputetëve dhe protestuesve

Komiteti i Helsinkit shqetësime për forcën ndaj deputetëve dhe protestuesve

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka shprehur shqetësime lidhur me sjelljen dhe forcën fizike të shërbimeve të sigurimit të MPB-së ndaj deputetëve të opozitës në ambientet e brendshme të Parlamentit në Maqedoni.

Në një komunikatë të këtij komiteti shprehen shqetësime dhe dënohet forca e tepëruar fizike ndaj qytetarëve në protestë, por edhe ndalimin selektiv dhe ushtrimin e masave të dhunshme ndaj dy qytetarëve.

Komiteti i Helsinkit reagon ashpër kundër tërheqjes së dhunshme të deputetëve të opozitës dhe në ndalimin e gazetarëve për kryerjen e detyrës së tyre. Gjithashtu në shënjestër të kritikave janë edhe fjalimet dhe mesazhet me tone urrejtjëse dhe fyese. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *