Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit ndihmon familjet në nevojë

Komuna e Gostivarit ndihmon familjet në nevojë

28 dhjetor-“Ashtu si edhe në vitet e kaluara, kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, kujdes të veçantë u kushton më të vegjëlve dhe personave me nevoja speciale. Ne sot ndajmë këto dhurata, duke dëshiruar që të dërgojmë një mesazh, se nuk i harrojmë kurrë personat të cilët kanë nevojë për mbështetje nga shoqëria, si dhe atë se fëmijët janë ardhmëria e çdo populli”, theksoi Shpend Kaprolli.

Si çdo vit, ashtu edhe sivjet, në vigjilje të Vitit të Ri, Komuna e Gostivarit ndau pako dhe dhurata për personat me nevoja speciale dhe fëmijët e kopshteve publike.

Njëqindepesëdhjetë pako për Vitin e Ri, një delegacion i komunës së Gostivarit, u ndau personave me nevoja speciale në Qendrën Ditore, paralelen speciale në SHF “Ismail Qemali”, paralelen për fëmijët me shikim të dëmtuar në SHF “Kemal Ataturk”, Shoqatën e personave të Verbër “Realiteti” dhe Shoqatën e shurdhmemecëve. Komuna e Gostivarit, 450 fëmijëve që frekuentojnë dy kopshtet publike, u dhuroi nga një çokollatë kinder.

“Ashtu si edhe në vitet e kaluara, kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, kujdes të veçantë u kushton më të vegjëlve dhe personave me nevoja speciale. Ne sot ndajmë këto dhurata, duke dëshiruar që të dërgojmë një mesazh, se nuk i harrojmë kurrë personat të cilët kanë nevojë për mbështetje nga shoqëria, si dhe atë se fëmijët janë ardhmëria e çdo populli”, theksoi Shpend Kaprolli.

Institucionet dhe Shoqatat në të cilat Komuana e Gostivarit sot shpërndau dhurata, shprehën falënderimin e tyre ndaj Komunës dhe kryetarit Rufi Osmani, që me këtë gjest tregon një respekt për kategori të veçanta të shoqërisë në raste të festave, krahas mbështetejes permanente të tyre.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *