Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për arsimin e komuniteteve më të vogla etnike

Konferencë për arsimin e komuniteteve më të vogla etnike

4 dhjetor-Drejtori i Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve Rexhep Ali Çupi deklaroi se nga viti 2001 në mënyrë të vazhdueshme përmirësohen mundësitë për mësimin e gjuhës amtare të etnikumeve më të vogla, ndërsa veçanërisht për disa projekte përdoren mjete nga fondet parainkuadruse të Bashkimit Evropian. Sipas tij janë tejkaluar edhe problemet me librat.

Komunitetet më të vogla etnike në Maqedoni e realizojnë të drejtën e arsimit në gjuhën amtare -turke dhe serbe në mësim të rregult dhe në të gjitha shkallët e arsimit, ndërsa ajo rome dhe boshnjake edhe vllehe përmes lëndëve përzgjedhëse në arsimin fillor e mëson gjuhën amtare dhe kulturën e komunitetit të vet.

Në Konferencën “Gjendjet me arsimin dhe edukimin e pjesëtarëve nën 20 për qind të popullatës në RM” që sot e organizoi Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup, u theksuan tre nevoja kryesore -të shkruajmë libra për të gjitha klasat në të cilat në mënyrë të përzgjedhur mësohet lënda e gjuhës dhe kulturës të një komuniteti etnik përkatës (nga klasa e tretë deri në fund të shkollës fillore), të trajnohen mësues të cilët japin këto lëndë dhe të promovohet mundësia për mësimin e gjuhës amtare dhe të promovohet mundësia për mësimin e gjuhës amtare sepse një përqindje e vogël e prindërve janë të informuar se fëmijët e tyre mundet në mënyrë të përzgjedhur të mësojnë gjuhën e komunitetit të tyre etnik.

Drejtori i Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit të gjuhëve Rexhep Ali Çupi deklaroi se nga viti 2001 në mënyrë të vazhdueshme përmirësohen mundësitë për mësimin e gjuhës amtare të etnikumeve më të vogla, ndërsa veçanërisht për disa projekte përdoren mjete nga fondet parainkuadruse të Bashkimit Evropian. Sipas tij janë tejkaluar edhe problemet me librat.

Sipas të dhënave të Drejtorisë, lënda përzgjedhëse për komunitetin boshnjak ka në tre komuna dhe gjashtë shkolla fillore, për atë vlleh në katër komuna në 12 shkolla fillore, rome në gjashtë komuna në 12 shkolla fillore. Për nxënësit serbë dhe turq në arsimin fillor mësimi në gjuhën amtare është i rregullt – në gjuhën serbe ka në tre shkolla në tre komuna, ndërsa në atë turke në 36 shkolla në 22 komuna.

Për serbët është parashikuar mësim i rregullt në shkollën e mesme, në gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë, por për shkak të interesit të ulët kjo nuk është realizuar, ndërsa për turqit mësim të rregullt ka në 10 shkolla të mesme në gjashtë komuna.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *