Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë ‘Roli i bashkësive fetare në ndërtimin e shoqërive paqedashëse dhe multukulturore’

Konferencë ‘Roli i bashkësive fetare në ndërtimin e shoqërive paqedashëse dhe multukulturore’

7 dhjetor-
“Islami u bën thirrje njerëzve të jetojnë në paqe në pajtim me ligjet. Lufton kundër egoizmit, padrejtësisë, dhe kërkon të vendoset drejtësi, mbështetje dhe bashkëpunim. Si BFI mendojmë se bashkëpunimi në bazë të pikave të përbashkëta është i mundur edhe dialogu për dallimet është edhe më shumë i nevojshëm”, theksoi Tahiri.

Promovimi i tolerancës religjioze është shumë i rëndësishëm për shoqërinë tonë për shkak se toleranca është shansi dhe mundësia e vetme që të jetohet në këtë botë. Qeveria ka bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkësitë religjioze në Maqedoni duke e respektuar pavarësinë e tyre të cilën e garanton Kushtetuta.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi në fjalimin në konferencën me temë “Roli i bashkësive fetare në ndërtimin e shoqërive paqedashëse dhe multikulturore”.

Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit është dokument i cili i vendosi themelet për një ardhmëri më të sigurtë demokratike.

“Fryma e kësaj Marrëveshjeje mbështetet në barazinë e të gjithë qytetarëve, dhe i thotë ‘jo’ majorizimit dhe e mbështet inkuadrimin, inkluzionin si një prej vlerave më të mëdha në shoqërinë demokratike”, shtoi Xhaferi.

Afrim Tahiri nga Bashkësia Fetare Islame tha se islami është fe e unitetit, e cila bazohet në vizionin botëror i cili mbështet bashkësi midis njerëzve për mbështetje të eliminimit të diskriminimit në bazë të gjuhës, fesë, racës etj.

“Islami u bën thirrje njerëzve të jetojnë në paqe në pajtim me ligjet. Lufton kundër egoizmit, padrejtësisë, dhe kërkon të vendoset drejtësi, mbështetje dhe bashkëpunim. Si BFI mendojmë se bashkëpunimi në bazë të pikave të përbashkëta është i mundur edhe dialogu për dallimet është edhe më shumë i nevojshëm”, theksoi Tahiri.

Dragi Kostadinovski nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë-kryepeshkopata e Ohrit theksoi se nëse e respektojmë fenë duhet ta respektojmë çdo njeri, popull…

Religjioni, theksoi ai, ka rol të caktuar kur në shoqërinë vjen deri çrregullim shoqëror, kur dobësohet kontrolli shoqëror, ndërsa bashkësitë fetare mund të kenë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e integrimit shoqëror.

Sipas tij, kur njeriu e keqpërdor fuqinë e tij që të ndikojë mbi njerëzit e tjerë atëherë vendin e shndërrojnë në ferr për ta.

Kryetarja e Komisionit për bashkësi fetare dhe grupe religjioze në Maqedoni Valentina Bozhinovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se etika morale e liderëve, përpjekja e yte se si punojnë brenda në mënyrë kierarkike në bashkësitë fetare është argument kyç për atë se çka do të bëjnë politikanët dhe se sa ata shpirtërisht dhe moralisht do të ndikojnë edhe mbi fetarët dhe mbi shoqërinë.

“Paqen mund ta ndërtojnë politikanët, por pa liderë fetarë dhe besimtarë kjo është e pamundur. Thellësisht jam e bindur dhe retorika paqedashëse do të paraqitet. Nuk janë të mjaftueshme konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta. Gjithnjë e më shpesh duhet të ulen në tryezë liderët politik dhe politika. Ka çështje kyçe në shoqëri të cilat na lidhin fuqimisht”, theksoi Bozhinovska.

Sipas saj, atë që e bëri kreu i BFI-së Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në këtë periudhë të kaluar, ndërsa ishte për lëvdatë, ëahtë që e kyçi atë pjesë radikale të jetë brenda të punojë në BFI, e jo jashtë, është argument kyç të mendojmë se në t ardhmen me të vërtetë do të ndodhin pozicione shumë më të mira nga ana e ndikimit të BFI-së në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *