Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i parë i RDK-së.Konfirmohet Rufi Osmani për kryetar

Kongresi i parë i RDK-së.Konfirmohet Rufi Osmani për kryetar

22 dhjetor-Kreu I RDK-së Rufi Osmani për dalje nga situata aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia ka propozuar një qeveri teknike dhe pastaj shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin në mars bashkë me zgjedhjet lokale.

Rufi Osmani, do të jetë kryetar i Rilindjes Demokratike pas marrjes së mbështetjes nga 600 delegatë të kësaj partie, në kongresin e parë të RDK-së që u mbajt sot në Tetovë. Kongresi i parë i Rilindjes Demokratike Shqiptare filloi me fjalimin e kryetarit Rufi Osmani, i cili arsyetoi daljen në skenën politike të kësaj partie që drejton ai. Sipas tij, është koha për ndryshim të tretë të kushtetutës në kushte paqeje dhe si një konsenzus i gjërë shqiptaro-maqedonas në funskion të tejkalimit të mosmarrëveshjeve aktuale dhe krijimit të një partneriteti të ri të bazuar në të drejta dhe përgjegjësi ekuivalente. Osmani në fjalimin e tij nënvizoi nevojën e pashmangshme për bashkëpunimin dhe unifikimin e spektrit politik shqiptarë në Maqedoni, në interes të avancimit të çështjes shqiptare.Kreu I RDK-së Rufi Osmani për dalje nga situata aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia ka propozuar një qeveri teknike dhe pastaj shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin në mars bashkë me zgjedhjet lokale.Osmani ka thënë se është e nevojshme një marrëvehsje historike mes shqiptarëve dhe maqedonase ku shqiptarët do të ishin shtetformues. Ndryshe, në kongresin e sotëm të RDK-së kanë marrë pjesë përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, Nga Demokracia e Re, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja socialiste për Integrim, forumi për të drejtat dhe liritë e njeriut, shoqata e të burgosurve të Maqedonisë, të cilët pëshëndetën punimet e kongresit të parë të RDK-së. Motoja e Kongresit të parë të RDK-së ishte për një rilindje të vërtetë demokratike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *