Home / Lajme / Maqedoni / Konkluzat e Kuvendit qendror të PDSH-së

Konkluzat e Kuvendit qendror të PDSH-së

22 dhjetor-uvendi Qendror i PDSH-së, sugjeron që në të ardhmen të zhvillohet një aktivitet edhe më i madh, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës në prezantimin e përcaktimeve programore dhe të platformës së PDSH-së, si mundësi e vetme për orientimin e shqiptarëve drejt zgjidhjes së vërtetë të problemeve me të cilat ata ballafaqohen.-Kuvendi qendror i PDSH-së ripërsërit përcaktimin bazë të saj për integrim pa ekuivoke në Bashkimin Europian dhe në NATO

Kuvendi Qendror i PDSH-së, në mbledhjen e mbajtur dje pas shqyrtimit të situatës aktuale politike dhe të sigurisë, aktivitetin politik dhe organizativ të partisë, del me këto konkluza. – Kuvendi Qendror i PDSH-së,vlerëson pozitivisht angazhimin,qëndrimet dhe paraqitjet e kryetarit të partisë Menduh Thaçi në takimet me qytetarët, përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe takimet me liderët politik në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. – Kuvendi Qendror i PDSH-së, konsideron si real raportin e Këshillit të Ministrave të BE-së për Republikën e Maqedonisë, veçmas vërejtjet e saja për mungesën e gatishmërisë së Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin dhe përmirësimin e raporteve me fqinjët.-Kuvendi qendror i PDSH-së vlerëson se pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave, situatën e rëndojnë më shumë qëndrimet absurde të partnerëve të koalicionit VMRO-BDI të cilët mundohen që këtë dështim të madh ta paraqesin si avansim të proceseve integruese.-Kuvendi qendror i PDSH-së dënon dhe në të njëjtën kohë kërkon përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që inskenuan rrahje të qytetarëve të pafajshëm shqiptar, me të vetmin qëllim tensionimin e situatës në vend, përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të BE-së. Vlerësojmë në të njëjtën kohë se stabiliteti i vendit dhe jo destabiliteti i inskenuar, kontribon në anëtarësimin sa më të shpejtë të RM-së në BE.- Kuvendi Qendror i PDSH-së vlerëson si tejet të dëmshme politikën e Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI e cila nuk korrespondon me interesat kombëtare, veçmas të shqiptarëve dhe të shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.- Kuvendi Qendror i PDSH-së reagon ashpër ndaj qëndrimeve politike inerte dhe shterpe të BDI-së kundrejt partnerit të saj të koalicionit i cili skajshmërisht i margjinalizoi shqiptarët në jetën ekonomike, sociale dhe në vendimmarrje. -Kuvendi qendror i PDSH-se, vlerëson se propozim buxheti për vitin 2013 është diskriminues dhe antishqiptar dhe është në vazhdën e te gjithë buxheteve të sjellura deri tani, nga kjo përbërje qeveritare VMRO-BDI. I bëjmë me dije BDI-se, që si bartëse e legjitimitetit të fituar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011, mos të vazhdojë të mashtrojë opinionin për dalje nga qeveria sot-nesër, por të merr përgjegjësitë që i takojnë si pjesë e pushtetit.- Kuvendi Qendror i PDSH-së mbështet grupin parlamentar të PDSH-së në punën e deritanishme dhe i sugjeron që kështu të vazhdojë edhe në të ardhmen, të jetë konstruktive dhe në harmonizim me kërkesat e qytetarëve shqiptar.

– Kuvendi Qendror i PDSH-së i mbështet aktivitetet e deritanishme të strukturave të partisë në përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetar komunash dhe këshilltar komunal si dhe të grupeve operative në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.- Kuvendi Qendror i PDSH-së, sugjeron që në të ardhmen të zhvillohet një aktivitet edhe më i madh, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës në prezantimin e përcaktimeve programore dhe të platformës së PDSH-së, si mundësi e vetme për orientimin e shqiptarëve drejt zgjidhjes së vërtetë të problemeve me të cilat ata ballafaqohen.-Kuvendi qendror i PDSH-së ripërsërit përcaktimin bazë të saj për integrim pa ekuivoke në Bashkimin Europian dhe në NATO

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *