Home / Lajme / Rajon / Kosovë:“UÇK-Qeveria” për Krishtlindje

Kosovë:“UÇK-Qeveria” për Krishtlindje

16 dhjetor-“Hashim Thaçi do të vazhdojë të jetë kryeministër, Haradinaj zëvendës i tij, ndërkohë që AAK-ja pritet t’i marrë tri ose pesë ministri”, ka thënë një zyrtar i lartë, i cili është në rrjedha të bisedimeve që janë zhvilluar mes Thaçit e Haradinajt.

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj pritet t’i festojnë Krishtlindjet si partnerë qeveritarë. Prijësit e të dyja partive të dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës planifikojnë ta zyrtarizojnë koalicionin PDK-AAK, para 24 dhjetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetës, burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se Haradinaj është pajtuar që të punojë me direktivat e Thaçit si zëvendëskryeministër.

“Hashim Thaçi do të vazhdojë të jetë kryeministër, Haradinaj zëvendës i tij, ndërkohë që AAK-ja pritet t’i marrë tri ose pesë ministri”, ka thënë një zyrtar i lartë, i cili është në rrjedha të bisedimeve që janë zhvilluar mes Thaçit e Haradinajt.

Jozyrtarisht të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe zyrtarë të lartë të AAK-së, duke shtuar se detajet e marrëveshjes së plotë do të bëhen publike tek pas zyrtarizimit të koalicionit. (KD/INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *