Home / Lajme / Maqedoni / Kralev: Në shkollat në Tetovë do të punohen orët e humbura për festimin e falmurit shqiptar

Kralev: Në shkollat në Tetovë do të punohen orët e humbura për festimin e falmurit shqiptar

Orët e humbura për festimin e falmurit shqiptar në shkollat e Tetovës do të punohen, theksoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev.

Ai tha se për moskryerjen e mësimit në shkollat në Tetovë, inspektorati shtetëror ka parashtruar vendime në drejtoritë e shkollave.

-Janë shqiptuar vendime, ku në një afat prej tetë ditësh shkollat duhet të paraqesin në Inspektoratin shtetëror arsimor plan për të punuar orët e humbura apo ditën e humbur në disa shkolla. Pavarësisht nga kjo procedurë Inspektoratit shtetëror arsimor do të vendosë sanksione për ato shkolla që tërësisht nuk punuan gjatë festimit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është diçka që duhet të zbatohet në aspekt të respektimit të Ligjit dhe është e pavarur nga festimi që u bë, tha Kralev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *