Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Politika po ndërhyn në drejtësi

Krasniqi: Politika po ndërhyn në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi edhe njëherë është paraqitur kritik ndaj klasës politike dhe drejtësisë në vend.

Kryekuvendari Krasniqi tha se në sistemin e drejtësisë ka ndërhyrje politike.

“Sistemi i Drejtësisë nuk funksion mbi bazën e ligjeve që janë në fuqi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë po vepron në mënyrë selektive.

Krasniqi gjithashtu ka kritikuar edhe vonesën e klasës politike për reformën dhe amandamentimin e Kushtetutës dhe reformës zgjedhore.

“Ky proces nuk u përmbyll në afatin e duhur ngase s’ka pas vullnet te partitë politike”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se kjo vonesë është pengesë në rrugën e proceseve të integrimeve për vendin.

Këto komente Krasniqi i ka bërë gjatë takimit të Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, transmeton KTV.

Në këtë takim presidentja tha se Republika e Kosovës me gjitha mekanizmat që ka do të luftoj të gjitha dukuritë që po parandalojnë rrugën drejt BE-së. “Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur të drejtësisë një sistem ku çdo qytetar është i barabartë para ligjit”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka thënë se dialogu Kosovës – Serbi do të normalizoj marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *