Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi realizon takim me Ramush Haradinaj

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi realizon takim me Ramush Haradinaj

10 dhjetor- U morëm vesh që të intensifikojmë bashkëpunimin tonë, natyrisht i dëshirova shumë shëndet z.Haradinaj, do të jetë një melhem për plagët që ka Kosova dhe do të jetë një melhem për plagët që tentojnë të hapin ata që nuk e duan Kosovën me një të ardhme të ndritur europiane, drejt NATO-s dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha Thaçi.

Delegacioni i Partisë Demokratike Shqiptare i udhëhequr nga kryetari Menduh Thaçi realizoi takim zyrtar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Në takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy partive
PDSH-së dhe AAK-së, për proceset integruese të dy vendeve dhe tema të tjera me karakter politik.Pas takimit lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mediat deklaroi:
“Kisha për nder që të pres sot Kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi, së bashku me Nënkryetarin Imer Aliun, sekretarin organizativ Bekim Fazliu dhe Zijadin Selën, sekretar për informim. I përmenda funksionet për shkak se ne kemi një memorandum për bashkëpunim mes partive i cili është në funksion nga viti 2008, për shumë rrethana ne s’kemi arritur mjaftueshëm të avancojmë këtë bashkëpunim por në takimin e sotshëm kemi biseduar së bashku me kolegët e mi, nënkryetarin Shala dhe kolegë e tjerë. Ka shumë tema që na preokuptojnë por veçanërisht edhe për rritjen e bashkëpunimit mes partive politike, në mes Partisë Demokratike Shqiptare dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ju urova për festat për të gjitha të arriturat e deritashme dhe njëkohësisht shpreha gatishmërinë tonë që të punojmë së bashku” tha Haradinaj.
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi për mediat deklaroi. “Ishte shumë nder i madh për partinë që drejtoj unë që sot na priti
Ramush Haradinaj kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me bashkëpunëtorët e tij, Blerim Shala dhe të tjerët. Jam plotësisht i sigurt që me qasjen e re politike që ka do të jetë figura që do të simbolizojë një unitet të ri të shoqërisë kosovare por edhe të shqiptarëve, për shkak se është i vetmi person që figurativisht edhe ata që s’janë luftëtarë i bën luftëtarë. Zgjatja e dorës së z.Haradinaj për të gjithë faktorët që veprojnë në Kosovë por edhe të gjithë faktorëve të tjerë shqiptar, është një fenomen i pajtimit dhe mbylljes së plagëve të vjetra. Padyshim që biseduam edhe për shumë çështje që kanë të bëjnë me Maqedoninë, përveç shqetësimeve kombëtare që kanë shqiptarët e Maqedonisë për mos realizimin e të drejtave të tyre, është edhe një shqetësim tjetër shumë i madh jo vetëm i shqiptarëve por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, procesi integrues është i bllokuar në Maqedoni dhe për këtë nuk janë fajtor shqiptarët, ne jemi plotësisht konstruktiv. U morëm vesh që të intensifikojmë bashkëpunimin tonë, natyrisht i dëshirova shumë shëndet z.Haradinaj, do të jetë një melhem për plagët që ka Kosova dhe do të jetë një melhem për plagët që tentojnë të hapin ata që nuk e duan Kosovën me një të ardhme të ndritur europiane, drejt NATO-s dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *