Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i Zhelinës jep raport për punët e bëra gjatë katër viteve

Kryetari i Zhelinës jep raport për punët e bëra gjatë katër viteve

19 dhjetor-Edhe pse në fillim kjo formë e funksionimit ishte e përfolur dhe kritikuar nga persona që nuk e kuptonin vizionin tonë të qartë, por ne e dinim se ku donim që të arrinim, e dinim se një ditë me punë dhe rezultate do të bindim edhe ata edhe të tjerët se kjo është e vetmja formë dhe mundësi për investime të mëdha edhe atë me vlerë prej miliona euro dhe sot është treguar si model dhe ndoshta sfidë se si mundë të realizohen kësi lloj projektesh”, tha Izairi.

Në ambientet e Komunës së Zhelinës gjatë ditës së djeshme kryetari i kësaj komune Fatmir Izari ka dhënë raport katërvjeçar për punët e bëra. Pasi i përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin e deri tanishëm kryetari Izairi mes tjerash tha

se ka marrë mandatin si kryetar komune në prill të vitit 2009, ku atë kohë gjendja e përgjithshme e Komunës së Zhelinës ishte tejet e tendosur me një borxh të konstatuar nga revizioni shtetëror me vler prej 80 milion e 940 mijë denarë dhe xhirollogari permanente të bllokuar…

”Pa mos u futur më thellë në këtë situatë pasi që ajo i takon së kaluarës, sfida jonë e parë dhe ndoshta më e rëndësishme ishte gjetja e një gjuhe të përbashkët me të gjithë ata kompani të cilat e kishin bllokuar xhiro llogarinë.

Falë huas që na u dha nga Ministria e Financave arritëm që ndaj disa kompaniveta paguajmë borxhin brenda 1 viti, me ca tjera nënshkruam marrëveshje për pagesë graduale dhe kështu na u lejua me një limit financiar i mjaftueshëm për ushtrimin e funksionit.

Sfida e dytë dhe tejet e rëndësishme ishte që ne të vendosim një institucion normal dhe stabil në pikëpamje financiare”, tha Izairi.

Investimet katërvjeçare, ka shtuar ai, kanë qenënë fusha të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha vendbanimet pa dallime lokaliteti, por në bazë të përqindjes së pagesës së tatimit në infrastrukturën rrugore, në arsim aty ku ishte nevoja, kurse infrastrukturën nëntokësore varësisht nga aktiviteti i qytetarëve dhe gatishmëria e tyre për kofinancim.

Kështu që sot themi se kemi investuar rreth 25 000 m2 begatona dhe zall,asfaltim të rrugëve lokale në gjatësi prej rreth 11 km dhe rikonstruktim apo zgjerim të disa rrugëve të tjera që çojnë deri te vendbanimet. Në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, vendosëm një formë të re bashkëpunimi në mes të qytetarëve, pushtetit vendore, pushtetit qendror dhe donatorëve të ndryshëm.

Edhe pse në fillim kjo formë e funksionimit ishte e përfolur dhe kritikuar nga persona që nuk e kuptonin vizionin tonë të qartë, por ne e dinim se ku donim që të arrinim, e dinim se një ditë me punë dhe rezultate do të bindim edhe ata edhe të tjerët se kjo është e vetmja formë dhe mundësi për investime të mëdha edhe atë me vlerë prej miliona euro dhe sot është treguar si model dhe ndoshta sfidë se si mundë të realizohen kësi lloj projektesh”, tha Izairi.

Në disa vendbanime këto projekte janë më funksionale, kurse në të tjeratjemi duke përgatitur dokumentacionet teknike, si psh.për ndërtimtë rrjetit rajonal të ujësjellësit, ku do të përfshihen 11vendbanime.

“Puset janë të hapura te lokaliteti ‘Dy fazanat’ dhe kanë një kapacitet për furnizim me ujë rreth 100 l/s dhe ky projekt parasheh hudhje të ujit në lartësi mbidetareprej 490 m, me dy rezervuar për katër vendbanime: Zhelinë, Pollaticë, Trebosh, Uzurmisht, dhe me një komorë ngjitëse nga e cila do të bëhet edhe njëherë rihudhja e ujit në lartësi prej 600 m dhe kjo do të mundëson furnizimin me ujëtë 7 vendbanimeve të dervenit edhe atë: Llërc, Debërc, Grupçin, Çiflik, Kopaçindoll, Novosellë dhe Rogle.

Duke qenë dëshmitarë se edhe në shek. XXI arsimi zhvillohej nëpër të ashtuquajtura baraka të viteve 60 –ta dhe duke u ndeshur me një pamundësi për investim në këto objekte shkollore ne bëmë të pamundurën dhe gjetëm forma dhe mënyra për të ndërtuar katër objekte shkollore edhe ate: në f. Leshnicë e Epërme, f.Merovë, f.Novosellë dhe f.Kopaçindoll.

Pastaj bëmë investime të tjera në rekonstruktimin e objekteve shkollore si në f.Dëbërc, f.Çiflik, f.Grupçin etj. dhe deri diku ja kemi arritur që edhe nxënësit e kësaj komune të vijojnë mësimin në kushte optimale”, ka shtuar Izairi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *