Home / Sport / Kuaresma largohet nga Beshiktashi

Kuaresma largohet nga Beshiktashi

Beshiktashi ka vendosur që të ndërpresë kontratën që e lidh me futbollistin portugez Rikardo Kuaresma, vendim që u mor pas një takimi të mbajtur me përfaqësuesit e lojtarit të mërkurën në darkë.

Sipas asaj që u bë e ditur për mediat, ndërprerja e kontratës nuk ka qenë e njëanshme, duke bërë që falë kësaj marrëveshje, Kuaresma të cilësohet një lojtar i lirë për t’u transferuar në cilëndo skuadër tjetër gjatë merkatos së janarit.
Gjithsesi, klubi turk duket se do t’i paguajë portugezit edhe katër muaj të tjerë nga rroga, gjysma e shumës që i detyrohet për kontratën që përfundon në qershor.
Kuaresma ka patur probleme të vazhdueshme me klubin turk që e mori nga Inter në vitin 2010, duke i dhënë mundësinë të rifitonte formën e tij më të mirë. Por lojtari portugez vazhdoi të zhgënjente edhe në Turqi dhe u bë protagonist i përplasjeve të vazhdueshme edhe me shokët e skuadrës. Në tetor, ai kërcënoi klubin se do ta hidhte në gjyq, ndërsa tha para mediave se Beshiktash nuk donte ta mbante më, ndaj po ia vështirësonte jetën në Turqi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *