Home / Sport / Kukës, vdes në fushë futbollisti 17 vjeçar

Kukës, vdes në fushë futbollisti 17 vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të premten në futbollin shqiptar, pasi futbollisti 17 vjeçar i ekipit të të rinjve të Kukësit, Ilirjan Thaçi, është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak gjatë ndeshjes miqësore që skuadra e tij po zhvillonte me ekipin kosovar të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior, në minutën e 10-të të takimit, momenti kur mbrojtësi ka rënë në tokë pa ndjenja, ndërsa sipas asaj që raportohet nga të pranishmit, nuk ka patur kontakt as me topin e as me ndonjë prej kundërshtarëve.
Mjekët e të dy skuadrave kanë tentuar menjëherë ta mbajnë në jetë, por pa sukses. Pak ka shërbyer edhe transportimi i tij drejt spitalit të Kukësit, pasi futbollisti 17 vjeçar ka mbërritur atje i pajetë.
Tashmë pritet që të zhvillohet autopsia për të vërtetuar shkaqet e kësaj vdekje tragjike që ka tronditur përsëri futbollin, pasi ky nuk është rasti i parë kur futbollistë adoleshentë humbin jetën në fushën e lojës.
Një gjë e tillë ka shtyrë FSHF të kërkojë kontrolle të detyrueshme shëndetësore, përfshirë ato të zemrës, në momentet e regjistrimit të futbollistëve. Por kontrollet jo shumë të specializuara kanë bërë që pavarësisht analizave të rregullta në letër, shumë lojtarë të shfaqin më pas probleme në stërvitje apo në fushën e lojës, derisa mbërrihet në rastet më ekstreme, si ai i fatkeqit Ilirjan Thaçi.
FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet që zhvillohen këtë fundjavë do të fillojnë me një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj lojtarit 17 vjeçar që u nda nga jeta në këtë ngjarje tragjike.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *