Home / Sport / Lojrat Olimpike 2012 në Stamboll?

Lojrat Olimpike 2012 në Stamboll?

Turqia ka vendosur të angazhohet me vendosmeri për organizimin e Lojrave Olimpike të vitit 2020, raportoi ditën e premte e përditshmja “Hurriyet”.

Objektivi kryesor i vendit ishte që të fitonte të drejtën e organizimit të Europianit të këtij viti, por vendimi i marrë nga UEFA gjatë javës, për të ndryshuar formatin e Europianit të pas tetë viteve, ka devijuar objektivin e turqve.

Me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Europianit, në 2020-n, UEFA vendosi që të mos ketë një vend organizator, por qytete organizatore, duke bërë të mundur që kompeticioni të shpërndahet midis shumë vendeve europiane.

Ky vendim rrëzon automatikisht kandidaturën turke, e cila shihej si favorite përballë dy kandidaturave të tjera, Irlandë-Skoci-Uells dhe Azerbajxhan-Gjeorgji.

Si rrjedhojë, vendi është i vendosur që të përqendrohet tërësisht tek Lojrat Olimpike, në të cilat, kandidatura e Stambollit ka kaluar fazën paraprake të seleksionimit.

Në 7 shtator 2013, nga Buenos Airesi, do të përzgjidhet qyteti i ardhshëm organizator i Lojrave Olimpike pas Rio de Zhaneiros në 2016 dhe kandidaturat janë tre, Stambolli, Madridi dhe Tokio.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *