Home / Sport / LPFM, java e 18-të, Renova pret Pelisterin

LPFM, java e 18-të, Renova pret Pelisterin

“Pa marrë parasysh mënyrën si ka rrjedhur ky gjysmëstinor, ne duam ta mbyllim me fitore. Pelisteri është ekip cilësor, ne i respektojmë ata, por këtu nuk kanë çka të kërkojnë. Qëllimi ynë është të marim 3 pikët dhe këtë do ta bëjmë me maksimumin e të gjithëve”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli.

Fundjava sjell ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, të fundit për këtë stinor vjeshtor në futbollin elitar. Skuadrat kanë arritur atë çka kanë arritur dhe tani kërkojnë me tre pikë të mbyllin këtë gjysmëstinor, për të pushuar në dimër para se të tentojnë të përforcohen në afatin e janarit me qëllim që në pranverë të kërkojnë përmbushjen e ambicieve të tyre. Gjithsesi kanë mbetur edhe 90-të minuta për tu zhvilluar në të cilat priten takime interesante. Skuadra e Renovës më herët se ekipet tjera do të mbyllë gjysmëstinorin vjeshtor, pasi ndeshjen e saj të javës së 18-të do ta zhvillojë të shtunën. Rival i tyre është Pelisteri i Manastirit, në të cilën vendasit mendojnë vetëm për fitore. “Pa marrë parasysh mënyrën si ka rrjedhur ky gjysmëstinor, ne duam ta mbyllim me fitore. Pelisteri është ekip cilësor, ne i respektojmë ata, por këtu nuk kanë çka të kërkojnë. Qëllimi ynë është të marim 3 pikët dhe këtë do ta bëjmë me maksimumin e të gjithëve”, deklaroi portieri i Renovës, Suat Zendeli, të cilit pas kësaj ndeshje i përfundon kontrata me xhepçishtasit dhe në dimër pritet të shihet nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me ta, apo do të lëvizë në tjerët skuadër. Ndeshja Renova-Pelisteri zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. Të dielën luhen takimet tjera, ndërsa vëmendje tërheq dueli lokal i Tetovës, por që do të luhet në Gjorçe Petrov të Shkupit, pasi Teteksi ka vendosur të presë në këtë fushë Shkëndijën. Drita e Bogovinës udhëton drejt Turnovës së Strumicës, për tu përballur me befasinë e sezonit, Horizont Zdravjen. Bogovinasit shpresojnë të dalin me rezultat pozitiv edhe pse Horizonti është favorit i madh. Në ndeshjet tjera, interesant pritet të jetë në Kërçovë, ku Napredoku përballet me Metalurgun, Rabotniçki pret Bregallnicën, ndërsa të dielën në orën 16:30 Vardari takohet me Sileksin.

Dyshet e javës së 17-të:
Renova-Pelisteri,
Horizonti-Drita,
Teteksi-Shkëndija,
Napredoku-Metalurgu,
Rabotniçki-Bregallnica,
Vardari-Sileksi.

Tifozët maqedonas kundër Shkëndijës

Ndeshja Teteksi-Shkëndija që do luhet në Shkup pritet të jetë e rrezikut të lartë, pasi përveç rivalitetit tani më të njohur ndërmjet skuadrave në fjalë, tifozëve të tyre ‘Vojvodët’ dhe ‘Ballistët’, kësaj rradhe në mbështetje të Teteksit pritet të jenë edhe gjithë grupet tjera të tifozëve. ‘Komitët’, ‘Famili Aerodrom’ dhe grupe tjera të tifozëve kanë paralajmëruar ‘bashkim’ për këtë ndeshje dhe në mënyrë të përbashkët të anojnë kundër Shkëndijës. Këta paralajmërime tërheqin vërejtjen, pasi policia duhet të jetë në nivel. Ka edhe zëra se ‘Shvercerat’ e Shkupit bëhen gati të ndalin në mbështetje të Shkëndijës. Mbetet të shihet si do rrjedhin gjërat, por është e sigurtë se përveç ndeshjes në teren, ky takim do sjellë emocione edhe në tribuna, ku pritet të jetë shumë ‘nxehtë’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *