Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja paralajmëroi kallëzime penale për ngjarjet në Kuvend

LSDM-ja paralajmëroi kallëzime penale për ngjarjet në Kuvend

26 dhjetor-
“Duke filluar nga mënyra në të cilën u zbatua miratimi i Buxhetit për vitin 2003, deri te përgjegjësia për dhunën të cilën mbi ne deputetët e ka zbatuar policia para dy ditëve në Dhomën ligjdhënëse, përgjegjësia është tek Trajko Veljanovski dhe Gordana Jankullovska si kompetentë të drejtpërdrejtë”, tha Pavllovska-Daneva.

LSDM-ja opozitare sot paralajmëroi se do të parashtrojë kallëzime penale për të gjithë funksionarët shtetërorë, të cilët, siç vlerëson, kanë marrë pjesë në puçin partiak policor që u zbatua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”.

Nënkryetarja e partisë Ana Pavlovska – Daneva në konferencë për shtyp informoi se ekipi juridik i LSDM-së bën analizë serioze, i shqyrton të gjitha rrethanat për konfirmimin e fakteve dhe në bazë të kësaj i përgatit të gjitha kallëzimet penale që do të parashtrohen.

Sipas Pavllovska-Daneva, faktet që deri tani kanë qenë të pakontestuara, kanë krijuar dyshime bazë se kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara e ka shkelur Kushtetutën, Ligjin për Kuvendin dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Duke filluar nga mënyra në të cilën u zbatua miratimi i Buxhetit për vitin 2003, deri te përgjegjësia për dhunën të cilën mbi ne deputetët e ka zbatuar policia para dy ditëve në Dhomën ligjdhënëse, përgjegjësia është tek Trajko Veljanovski dhe Gordana Jankullovska si kompetentë të drejtpërdrejtë”, tha Pavllovska-Daneva.

Largimi i gazetarëve nga ana e sigurimit të Kuvendit, siç potencoi, është shkelja e nenit 70 nga kushtetuta e RM-së.

“Netpress”: LSDM-ja nuk do të shkojë në zgjedhje, po përgatit skenar të përgjakur

LSDM-ja nuk ka kurrfarë qëllimi që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoni, ndërsa nëse zgjedhjet megjithatë mbahen atëherë partia më e madhe opozitare në vend planifikon të “ketë të shtëna”.

Këtë përmes bisedës telefonike, siç lajmëron “Netpres”, e konfirmoi njeriu i dytë i LSDM-së dhe kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev.

“Sipas shembullit të dikurshëm të televizionit A1, kur gazetarët janë prezantuar me identitet të ndryshuar, redaksia e “Netpress”-it vendosi që në mënyrën e njëjtë ta kontrollojë planin e LSDM-së për ndodhitë aktuale në vend. kjo është tema në këtë moment më së shumti e prek dhe e intereson opinionin”, thuhet në tekstin e “Netpress”-it.

Nga arsye të kuptueshme, siç theksohet, emri i gazetarit nuk është bërë publik. Biseda telefonike me informacionet ekskluzive “Netpress” paralajmëron se do ta publikojë në disa pjesë, në ditët në vijim.

Deklarata me ton mund të dëgjohet në linkun: http://youtu.be/Rg8GFZ75wcc.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *