Home / Lajme / Botë / Luftë kundër Krishtlindjeve

Luftë kundër Krishtlindjeve

15 dhjetor-Këtë vit, Partia Demokratike u gjet para shumë kritikave shkaku i një gafe që ndodhi gjatë konventës partiake në Sharlot, kur përbërësit e platformës politike fshinë përmendjen e Zotit në tekst. Kryesia e partisë sugjeroi që të ndryshohet teksti dhe të vendoset në platformë, por gjatë votimit i cili u bë me aklamacion, delegatët u ndanë rreth këtij mendimi, dhe në fund gjysma e sallës e fishkëlluan këtë. Republikanët i fajësuan demokratët se në konventën e tyre e kanë tallur Zotin dhe i kanë ofenduar besimtarët.

Pjesë e pandarë e shënimit të Krishtlindjeve në SHBA, është edhe ‘lufta kundër Krishtlindjeve’. Kjo paraqitje ka të bëjë me debatet rreth vendosjes së shenjave të Krishtlindjeve në vende publike, e madje edhe në hapësira private, në të cilat shpesh, të dy palët kapen edhe për avokatë apo gjyqe për të dominuar.

Deri tani, kontesti më serioz shpërtheu në shtetin e vogël Roud Ajlend, ku guvernatori Linkoln Çafi lajmëroi se, për shkak se është tepër i zënë, nuk do merrte pjesë në ndezjen solemne të dritave të bredhit të Krishtlindjeve.

Pas disa kritikave, Çafi u paraqit në event, por, ngjarja kishte ndodhur vetëm gjysmë ore më herët, për shkak të së cilës, solemniteti rreth bredhit ka kaluar pa vizitorë. Çafi është shprehur se, nga shkaku se SHBA-ja është shtet i përzier fetar, nuk është e pranueshme që pushteti të promovojë vetëm njerin religjion, duke përfshirë këtu edhe bredhin e Vitit të Ri.

“Ne duhet patjetër të japim betimin për atdheun, dhe kjo është në rregull, në shkolla e patëm patjetër të themi edhe lutjet, pa marë parasysh nëse fëmiu është krishter apo i religjionit tjetër. Dhe normal se pati reagime. Gjykata supreme gjykoi se nuk duhet të thuhen lutjet nëpër shkolla. Kjo nuk duhet të jetë kontraverse dhe ndërtesat publike sekulare për të cilat paguajnë qytetarët nuk duhet të jenë të lidhura për një religjion”, deklaroi Çafi.

Pas këtij lloji të fillimit të sezonit, qindra shembuj, në tërë shtetin, ku luftohej rreth bredhave, skenave të popullarizuara ku paraqitet lindja e Krishtit, këndimet e zëshme të këngëve të Krishtlindjeve, dhe të gjitha shembujt tjerë fetarë apo vetëm festiv, por edhe disa filma, si Krishtlindjet e Çarli Braun dhe Mrekullia në rrugën 34.

Në Kaliforni, qyteti Santa Monika, ndaloi vendosjen e skenave të krishtlindjeve dhe shenja tjera fetare. Qyteti vitin e kaluar caktoi vende publike, ku mund të vendosen simbolet festive, dhe shumicën nga to ua ndau mjediseve sekulare, me çka këtë vit në tërësi e kanë ndaluar vendosjen e simboleve fetare në hapësirat publike, duke përfshirë edhe në parkun Pelisejds, në bregun e oqeanit, në të cilin në të kaluarën qytetarët rregullisht vëndosnin përmendore të mëdha të Krishtit dhe Shën Mërisë.

“Problemet e vetme që kishim ishin huliganët, të cilët, dinin që ndonjëherë të shkulin mjekrën e ndonjërin nga tre të mënçurit dhe t’ia ngjisin Shën Mërisë. Ndodhte që edhe gomari të lëvizej nga skena, dhe të vendoset në, le të themi, në ndonjë pozitë jo të hijshme. Por kjo kohë mbetet pas nesh. Qyteti vendosi t’i ndalojë të gjithë simbolet në parkun Pelisejds”, thotë Xhejms Rejni nga Santa Monika.

Tentimi i disa kishave që përmes gjyqeve të fitojnë mundësinë e vënies së simboleve u hodh poshtë. Në qytetin Uilits, poashtu në Kaliforni, erdhi deri tek protestimi i një grupe të pensionistëve, nga lagja e më të moshuarve kur drejtoria vendosi ta largojë bredhin e qëndisur. Pensionistët ishin mledhur rreth bredhit, me koliçkat e tyre, dhe kishin ngjitur një shkrim ‘shpëtojeni bredhin tonë’ ndërsa përkrahje kishin marrë edhe nga një 92 vjeçare Jude.

Në anën tjetër të SHBA-së, në Nju-Xhersi, kryebashkiakja e qytetit Milston, Nensi Gërbelja, ka dënuar një pronar të një firme për ndërtim të pishinave sepse kishte vendosur një balon të madh – Babadimër mbi ndërtesë. I dënuari Toni Shajvon,thotë se kjo i ndodh çdo vit.

“Dymbëdhjetë vite e vendosim babadimrin në shitoren time, dhe 12 vite më dënojnë. Nuk do e largoj balonin, do shkoj në gjyq”, thotë Shajvon.

Kushtetuta amerikane garanton liri të paraqitjeve fetare, por edhe ndalesë të pushtetit që të promovojnë vetëm një fe. Për këtë shkak, edhe njëra nga pikat është edhe vetë përmendja e Krishtlindjeve, për shkak të përmendjes së Krishtit, dhe shpesh herë edhe ndarja mes politikanëve të cilët thonë gëzuar Krishtlindjet dhe ata që i festojnë “festat”.

Politikanët e së majtës, të cilët kishin përkrahje më të madhe tek komunitetet më të vogla fetare në SHBA, kryesisht zotohen për zvogëlimin e festimit të Krishtlindjeve, ndërsa djathtistët shpesh herë kërkojnë vazhdimin e Krishtlindjeve si festë udhëheqëse fetare.

Përveç Krishtlindjeve, në këtë pjesë të vitit festohet edhe Hanuka e Hebrejve, Eid Al Ada apo Kurban Bajrami i myslimanëve, Divali Hindus dhe Kuanza afroamerikane. Institucinet shtëtërore shpesh organizojnë pritje për këto festa, por kryesisht nuk vendosen simbole të këtyre religjioneve në hapësira shtetërore.

Këtë vit, Partia Demokratike u gjet para shumë kritikave shkaku i një gafe që ndodhi gjatë konventës partiake në Sharlot, kur përbërësit e platformës politike fshinë përmendjen e Zotit në tekst. Kryesia e partisë sugjeroi që të ndryshohet teksti dhe të vendoset në platformë, por gjatë votimit i cili u bë me aklamacion, delegatët u ndanë rreth këtij mendimi, dhe në fund gjysma e sallës e fishkëlluan këtë. Republikanët i fajësuan demokratët se në konventën e tyre e kanë tallur Zotin dhe i kanë ofenduar besimtarët.

Edhe një nga simbolet e njohura të Krishtlindjeve në SHBA, i cili nuk ka konotacione fetare megjithatë, u gjet në mes të konstraversës. Elmo, figurë e njohur për fëmijët nga seriali televiziv Ruga e Sezamit, është absolutisht kukulla më e shitur gjatë Krishtlindjeve dhe është e patjetërsueshme të mos jetë në çdo bredh festiv. Por, këtë vit, shitja e kukullave u dobësua shkaku i seks-skandalit të Kevin Klesh, kukull-ndreqësi i cili mëse 20 vjet i jep shpirt Elmos.

Klesh është akuzuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një djalosh të mitur. Sesil Singelton, tani 24 vjeç, e akuzon Kleshin (52) për një kompenzim prej pesë milionë dollarë, shkaku i lidhjes së tyre seksuale para nëntë viteve, e cila ndodhi kur Singelton ishte i mitur.

Singelton dhe Klesh, janë njoftuar përmes linjës telefonike të homoseksualëve dhe filluan me lidhjen, por në kundërshtim me ligjin. Pa shpalljes së këtij lajmi, dolën edhe të dashurit e tjerë të Kleshit, të cilët e akuzojnë atë për seks me të mitur.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *