Home / Sport / Mafia kineze e përfshirë te Real Madrid!

Mafia kineze e përfshirë te Real Madrid!

Një organizatë kriminale e drejtuar nga kinezi Ping Gao, përdori zonën VIP të stadiumit “Santiago Bernabeu” për të kontaktuar “persona të Realit” gjatë një ndeshje të kësaj skuadre dhe për të shkëmbyer një objekt të paidentifikuar ende nga policia.

Ky është qëndrimi zyrtar i policisë siç është shfaqur në raportin përfundimtar të çështjes “Emperor”, që po gjykohet aktualisht në Madrid dhe ku referencat kanë dalë nga një telefonatë e një prej anëtarëve të kësaj bande, Vu Yongping Liu dhe një gruaje.
Në këtë telefonatë, e cila zhvillohet me 25 prill të vitit 2012, ditën e gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Bajern Mynih, gruaja raporton se 5 njerëzit që do të kontaktonin me pjesëtarë të ekipit të Realit, po qëndronin në të njëjtin hotel me skuadrën dhe do të largoheshin nga aty në orën 10 të paradites.
“Këta 5 njerëz largohen në orën 10 nga hoteli dhe atë gjënë do t’ua japim në 9 e gjysmë”, thotë ajo në telefonatën e saj, ndërsa gjatë qëndrimit në zonën VIP të stadiumit shpjegon se “këta do të flasin me njerëz të Real Madrid”.
Sipas policisë, Yongping ka përdorur stadiumin për të vënë në kontakt këto 5 persona me njerëz të Real Madrid dhe kjo çështje është trajtuar “me fshehtësinë më të madhe”. Yongping është i njëjti person që ka shoqëruar Real Madrid gjatë një turneu që zhvilloi në Kinë pak kohë më parë për të zhvilluar ndeshje miqësore me skuadrat vendase.
Sipas policisë spanjolle, Yongping është përzgjedhur nga madrilenët për shkak të fuqisë që i jepte kjo organizatë kriminale në Kinë, duke u bërë shoqëruesi zyrtar i lojtarëve në gushtin e vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *