Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit e Shqipërisë kërkojnë regjistrim të ri, nën monitorim ndërkombëtar

Maqedonasit e Shqipërisë kërkojnë regjistrim të ri, nën monitorim ndërkombëtar

23 dhjetor-Kryetari i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian dhe kryetari i Komunës Pustec, Edmond Temelko, dje në Korçë lexoi Deklaratën e nënshkruar nga disa organizata joqeveritare të maqedonasve nga Prespa e Vogël dhe Golo Bërdo, me të cilën hedhin poshtë të dhënat e regjistrimit.

Maqedonasit e Shqipërisë nuk i njohin rezultatet zyrtare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave, ky komunitet përbën vetëm 0,2 për qind të popullsisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian dhe kryetari i Komunës Pustec, Edmond Temelko, dje në Korçë lexoi Deklaratën e nënshkruar nga disa organizata joqeveritare të maqedonasve nga Prespa e Vogël dhe Golo Bërdo, me të cilën hedhin poshtë të dhënat e regjistrimit.

“Mënyra se si u zhvillua regjistrimi dhe grumbullimi i të dhënave për përkatësinë etnike, është bërë me shkelje të shumta gjatë këtij procesi. Komisioni Shtetëror i Regjistrimit nuk pranoi asnjë kërkesë të pakicave, siç është ajo që në këtë proces të marrin pjesë edhe përfaqësues të pakicave në rolin e regjistruesit ose të anëtarëve të komisioneve. Në procesin e regjistrimit, regjistruesit i mbushnin vetë formularët. I mbushnin me laps me arsyetimin se nëse gabojnë, në shtëpi do të mund t’i përmirësojnë të dhënat”, tha Temelko.

Ai ka akuzuar autoritetet shqiptare se me këtë regjistrim kanë shkelur të drejtat e pakicave të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.

“Ky regjistrim nuk ka qenë në pajtim me standardet evropiane dhe nuk e pasqyron strukturën etnike të popullatës në Shqipëri”, thuhet në Deklaratën e nënshkruar nga organizatat maqedonase në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *