Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, ndryshime qeveritare në fillim të 2013

Maqedoni, ndryshime qeveritare në fillim të 2013

28 dhjetor-Nga posti i evrointegrimeve pritet të largohet Teuta Arifi, ndërsa ky dikaster do ti takojë VMRO-DPMNE-së. BDI do të ketë ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa mund të tërhiqet nga Ministria e Ekologjisë ose e Drejtësisë. Jozyrtarisht mësohet se zëvendëskryeministrja Teuta Arifi do të jetë kandidate e BDI-së për garën për Tetovën në zgjedhjet lokale 2013

Partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në fillim të vitit 2013 do të bëjnë rikonstruimin qeveritar dhe ndërrimin e disa ministrive.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA ndryshimet do të pasojnë në pjesën e parë të muajit janar, kur do të ketë befasi dhe ndryshime tjera në eshalonet e tjera të ministrive dhe drejtorive. Një nga vendimet më të rëndësishme është largimi i ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, ndërsa në vend të saj pritet të vij ministri aktual i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Në kuadër të ndryshimeve, BDI do të ketë gjithashtu ndryshime në ministri. Nga posti i evrointegrimeve pritet të largohet Teuta Arifi, ndërsa ky dikaster do ti takojë VMRO-DPMNE-së. BDI do të ketë ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa mund të tërhiqet nga Ministria e Ekologjisë ose e Drejtësisë. Jozyrtarisht mësohet se zëvendëskryeministrja Teuta Arifi do të jetë kandidate e BDI-së për garën për Tetovën në zgjedhjet lokale 2013.

Nga BDI nuk japin detaje lidhur me rikonstruimin qeveritar, ndërsa theksojnë se marrëveshja është arritur dhe dakorduar parimisht midis dy liderëve partiak Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski. Në kuadër të ndryshimeve mund të pasojë edhe largimi i kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, pas ngjarjeve të fundit në Parlamentin e Maqedonisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *