Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia shpallet fajtore për rastin El Masri

Maqedonia shpallet fajtore për rastin El Masri

13 dhjetor-Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut sot vendosi njëzëri se është shkelur neni 3 nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut, me të cilën ndalohet sjellja jonjerëzore dhe poshtëruese, neni 5 e drejta e lirisë dhe e sigurisë, neni 8 e drejta e jetës private dhe familjare, si dhe neni 13 e drejta për gjykim të drejtë.

Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg konkludoi se Maqedonia e ka shkelur konventën evropiane për të drejtat e njeriut në rastin Kaled El Masri.

Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut sot vendosi njëzëri se është shkelur neni 3 nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut, me të cilën ndalohet sjellja jonjerëzore dhe poshtëruese, neni 5 e drejta e lirisë dhe e sigurisë, neni 8 e drejta e jetës private dhe familjare, si dhe neni 13 e drejta për gjykim të drejtë.

Maqedonia sipas vendimit të Gjyqit do të duhet t’i paguajë El Masrit 60.000 euro dëmshpërblim.

Gjyqi me atë i pranoi argumentet e El Masrit i cili e konsideron Maqedoninë si përgjejgjëse e drejtpëdrejtë për kohën të cilën ai e ka kaluar i mbyllur mes 31 dhjetor të vitit 2003 dhe 28 maj të vitit 2004, pas arrestimit të tij gjatë hyrjes në Maqedoni dhe transferit në Afganistan.

Rasti El Masri, ishte rishikuar dhe dënuar nga ana e Këshillit të madh gjyqësor të Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, më 16 maj të këtij viti, pasi që Këshilli i vogël gjyqtar vendosi se nuk mundet të sqarohet rreth lëndës dhe me atë automatikisht e hedh poshtë para organit më të lartë gjyqësor.

Kaled el Masri parashtroi padi kundër Maqedonisë më 20 korrik të vitit 2009. Për rastin El Masri, Maqedonia ishte kritikuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *