Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllet festivali për fëmijë Bletëzat 2012

Mbyllet festivali për fëmijë Bletëzat 2012

7 dhjetor-Ajo që gjithmonë karakterizon këtë festival është korri i saj i shkëlqyer që edhe kësaj radhe u udhëhoq nga Laurije Ibrahimi e cila ishte dhe autore e disa këngëve të festivalit, disa prej të cilëve edhe u shpërlbyen me vende të ndryshme.

Urim HASIPI
Mbrëmë në tetovë është mbyllur edicioni i 12 i festivalit për fëmijë Bletëzat 2012. Në këtë festival performuan 17 këngë të cilët u interpretuan nga këngëtarë dhe këngëtare të vegjël nga disa qytete të Maqedonisë dhe Republika e Kosovës. Juria profesionale në përbërje Jetmir Rexhepi, Bajramali Idrizi dhe Drita Rudi, fitues shpallën vogëlushen Vesa Murati me këngën “Kush ka motër botën ka”.

Juria në këtë natë e ka pasur vështirë që të bëjë përzgjedhjen e këngëve fituese sepse konkurenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe lirisht mund të thuhet se të gjitha këngët konkuruese ishin fituese.

Ajo që gjithmonë karakterizon këtë festival është korri i saj i shkëlqyer që edhe kësaj radhe u udhëhoq nga Laurije Ibrahimi e cila ishte dhe autore e disa këngëve të festivalit, disa prej të cilëve edhe u shpërlbyen me vende të ndryshme.

Në një skenë moderne kësaj radhe defiluan edhe këngëtar dhe këngëtare të vegjël nga Kosova të cilët i dhanë një bukuri të rrallë këtij festivali duke shtuar konkruencën dhe vlerat muzikore.

Në mbrëmjen e festivalit jashtë konkurence kënduan edhe Viola Ramadani dhe Dea Sabriu kurse me valle tradicionale në skenë u ngjitën edhe anëtarët e vegjël të ansamblit “Burrimet e Sharrit”. Sponsor gjeneral i festivalit ka qene komuna e Tetovës, kurse eshte perkrahur edhe nga komuna e Gostivarit.

Drejtoria e Festivalit Bletëzat, festivalin e ardhshëm do ta organizojë në muajin maj të vitit të ardhshëm kështu që të intereresuarit dhe autorët e këngëve që tani mund të bëjnë përgatitjet për krijimin e këngëve të reja të cilët do të konkurojnë në festivalin Bletëzat 2013. TV KOHA

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *