Home / Sport / Më 22 Dhjetor Tetova shpall sportistët e vitit

Më 22 Dhjetor Tetova shpall sportistët e vitit

“Me 22 dhjetor do të shpallet sportisti i vitit dhe njëkohësisht me rastin e ‘100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë’, do të shpallen edhe ‘100 Yje të sportit shqiptar në Maqedoni’. Ky aktivitet ka vazhduar menjëherë pas aktivitetit të vitit të kaluar, tani jemi në fazën përfundimtare të nominimit të emrave të atyre të cilët do të jenë të nominuar më 22 dhjetor”, deklaroi kryetari i këshillit organizativ, Bexhet Toçi.

Qyteti i Tetovës edhe këtë vit do të vazhdojë traditën e shpalljes së sportistëve më të mirë, të cilët vitin që lëmë pas spikatën me sukseset e tyre. Duke ditur se institucionet në Maqedoni vazhdimisht anashkalojnë sportistët shqiptarë, për të tretën herë me rradhë Klubi Atletikës Studenti, Liga shqiptare e futbollit në Austri dhe me përkrahjen të gjitha komunave të drejtuara nga kryetarë shqiptar, do të organizohet manifestimi sportiv shpallja e sportistit më të mirë shqiptar në Maqedoni me moton ‘100 Yje të sportit shqiptar’. Manifestimi në fjalë do të mbahet më 22 dhjetor, me fillim në orën 18:00 në hotelin ‘LIRAK’ në Tetovë. Për rrjedhën dhe organizimin, kryetari këshillit organizativ Bexhet Toçi theksoi: “Me 22 dhjetor do të shpallet sportisti i vitit dhe njëkohësisht me rastin e ‘100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë’, do të shpallen edhe ‘100 Yje të sportit shqiptar në Maqedoni’. Ky aktivitet ka vazhduar menjëherë pas aktivitetit të vitit të kaluar, tani jemi në fazën përfundimtare të nominimit të emrave të atyre të cilët do të jenë të nominuar më 22 dhjetor”, u shpreh profesor Toçi. Ai theksoi se kësaj radhe ky aktivitet ndërlidhet edhe me 10 vjetorin e formimit të Shoqatës Klubi Atletikës ‘Studenti’ nga Tetova, që e çojnë në ‘tre’ numrin e ngjarjeve që do të shënohen në këtë manifestim. Ky eveniment sportiv në dy edicionet e para është përkrahur kryesisht nga Komuna e Tetovës me kryetar Sadi Bexhetin dhe komuna e Gostivarit me kryetar Rufi Osmanin. Mirëpo kësaj radhe pritet një përkrahje më gjerë nga të gjitha komunat që drejtohen nga kryetarë shqiptar. “Deri më tani ka vetëm premtime dhe asgjë konkrete edhe pse neve me kohë kemi lëshuar ofertat dhe kemi lëshuar ftesat. Tani është punë e tyre se sa do të kyçen në aspektin finansiar, meqë punët tjera rreth organizimit janë në fazën përfundimtare” tha Bexhet Toçi. Komisioni profesional për zgjedhjen e më të mirëve ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha redaksitë e sportit të mediumeve në gjuhën shqipe, me qëllim të vetëm që përzgjedhja e sportistit të vitit të bëhet në nivel të lartë profesional. Në këtë manifestim sportiv pos të nominuarve janë të ftuar të gjithë kryetarët e komunave, përfaqësuesit shqiptar në Këshillat Drejtues të Federatave sportive në vend si dhe përfaqësues të të gjitha mediumeve. Sipas njohurive në këtë manifestim, pos shpallje së më të mirëve, klubeve sportive, veteranëve të sportit, institucioneve arsimore që punojnë në ngritjen e cilësisë së sportit, atyre që e përkrahin sportin, sigurisht do të shfrytëzohet rasti që të nderohen ata të cilët kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, kampionatet Botërore dhe ato Evropiane, si që janë Shaban Trstena, Shaban Sejdiu, Azis Salihu dhe disa emra të tjerë. Kujtojmë se më të mirët për vitin 2012 ishin Nuri Seferi-sportist nga diaspora dhe Ferhan Hasani-sportistit i vitit në Maqedoni. Cilët do të jenë më të mirët për vitin 2012 do të mësohet mbrëmjen e 22 dhjetorit në manifestimin që do të zhvillohet në Tetovë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *