Home / Lajme / Rajon / Media turke: Projekti i Shqiperise natyrale eshte impresionues

Media turke: Projekti i Shqiperise natyrale eshte impresionues

31 dhjetor-Danaj me projektin të cilit i jep emrin Shqipëria Natyrale propozon zgjedhjen e problemit të Shqiptarëve në Ballkan. Danaj, propozon për shqiptarët që jetojnë jashta shqipërisë dhe një pjesë dërmuese që jeton në pesë pjesë duhet të posedojnë institucionet e veta të pavarura, në këtë aspekt pa ndryshimin e kufijve populli do ti përballonte ndarjes kulturore.Sipas këtij projekti shqiptarët që do të ecnin të lirë nëper këto pjesë, do të bëheshin të aftë të drejtonin vetën pa e prishë stabilitetin në Ballkan.

Media turke vazhdon ti beje jehone pozitive Projektit te Shqiperise natyrale. Ne nje shkrim te botuar sot, Dr. Murat ARMAN, analizon gjeresisht coptimin e shqiptareve dhe lindjen e projektit te Shqiperise natyrale. Ne shkrimin me titull: Shqiperia natyrale ai shprehet se: “Shqiptarët janë populli më i dendur në ballkan. Sipas kësaj vërtetësie shteti i Shqipërisë bashkëkohore përfshin një pjesë të vogël të shqiptarëve të Ballkanit, meqë pjesa tjetër e shqiptarëve jeton brenda kufijëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë Në 10 Qershor të 1878 me krijimin e Lidhjes së Prizrenit është tentuar të krijohet një shtet modern që do ti bashkonte shqiptarët, por ky shtet shqiptarë asnjëherë nuk është formuar.Në vitet 1912-1913 pas Luftërave Ballkanike në Konferencën Ambasadorëve të Londrës pas përshkrimit të vijave kufitare, me këto kufinjë të ri kishin mbet të dëmtuara Shqiptarët..Turqit si humbës të luftës Ballkanike ishin dëbuar në kufijtë perendimor përtej kufirit të Edirnës. Shqiptarët përshkak së nuk i përballuan luftrave fqinjësore duke u dënuar u lanë të kënaqen me atë pak shtet të vogël. Për gjatë këtij shekulli shqiptarët pasi që u dëbuan në këtë gjeografi asnjëherë nuk u bënë një shtet i fortë, për këtë arsye derisa një Shqipëria e Madhe ka mbetur si një mollë e kuqe në ëndrrën e shqiptarëve. Megjithëatë kufijtë e padrejtë të shkruar në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës kanë mbetur një shkak paknaqshmërie, ku për këtë shkak Ballkanin në gjysmën e parë të shekullit njëzet e përcollën pushtimet, luftërat e brendeshme dhe konfliktet.Krijimi i Jugoslavisë Sociale nuk është bërë zgjidhje përfundimtare. Që nga viti 1960 problemi i Kosovës gjithnjë ka qenë përditshmëria e nxehtë e Jugosllavisë, edhe pse Titoja Shqiptarëve të Kosovës i dha një autonomi kjo varrë gjithnjë ka mbetur e hapur. Është interesante tentativa e Titos në momentin kur është dashur të krijohet Kosova si shtet iu dha stutus autonomie. Sipas Titos një popull ka vetëm një shtet. Pra brenda Jugosllavisë Sërbia është e serbëve, Kroacia e Kroatëve, Maqedonia e Maqedonasëve, Mali I Zi Malazezëve, Sllovenia Sllovenisë dhe Bosnja e Boshnjakëve.Por Kosova e Shqiptarëve dhe Vojvodina e Hungarëzeve nuk mund të jenë shtete. Sepse sipas Titos Shqiptarët në botë e kanë një Shqipëri dhe Hungarët posedojnë një Hungari. Për këtë aryse Kosova dhe Vojvodina jashta statusit të autonomisë nuk mund të krijojnë diqka tjetër.Pra motoja “një popull ka një shtet” nga ajo që e ceka më lartë, është bërë një prodhim frige edhe më e rëndësishmë. Pra kjo ka qenë friga se nëse bëhet Kosova si shtet i krijuar me status duhet ti bashkohet Shqipërisë, Vojvodina në një nga ditët duhet ti bashkohet Hungarisë. Pra siç shihet Shqipëria e madhe ka qenë edhe ankthi i modelit të Jugosllavisë. Kjo frigë u bë shkaku kryesor i ndarjes së Jugosllavisë në shume pjesë.Pas vdekjes së Titos në Kosovë shfaqjet e filluara të shkelura nga Milosheviçi, me marrjen e një vendimi që e anulloi autonominë e Kosovës ndezi fitilin e kesaj ndarje. Pas kësaj ngjarje menjëhere Sllovenia edhe Kroacia shpallën ndarjen nga Jugosllavia dhe në pesë vitet e ardhshme të vitit 1990 u hodh litari e asaj lufte makabre që filloi. Lufta e egër në Srebrenicë e cila u kthye në një masakër, thirri pasë vetës edhe ëndrrën e bashkimit përfundimtarë të 150 viteve të Sllavëve Jugor. Milosheviçi i cili kishte kuptuar se ardhmëria e politikës së këtij po zhdukej si lider që i mbyllte syte nga ndarja e shtetit edhe pse sulmoi në Kosovë në vitin 1999 para se hidhej firma në Këshillin e Sigurimit, me një operacion të Natos humbi, dhe Kosova defacto u nda nga Sërbia. Kjo ndarje u dekorua me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kosovës me 17 Shkurt 2008. Dhe në javën e fundit që kaloi me pranimin nga Pakistani numri i shtetëve që pranuan Kosovën arriti 100.

Mos jetesa e shqiptarëve në kufijt e tyre natyral nuk mbeti vetëm me problemin e Kosovës, por vazhdoi edhe me shtetin e Maqedonisë. Pas konfliktit etnik që ndodhi mes maqedonëve dhe shqiptarëve në fund të vitit 2001 duke filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit nga pranimi i vetos së pakicës u sigurua një status i lartë. Të gjitha këto ngjarjë mund të kualifikohen si një tentativë e fshirjes së gabimit të madh i cili është bërë 100 vjet më herët. Patjetër se zgjidhja e problemit të Shqipërisë nuk është përshkrimi kufinjëve të rinjë. Kufinjtë e ri përveç konflikteve të reja do të hapte edhe luftëra të reja. Por është mëse hapur se edhe problemi i pazgjidhur shqiptarë nuk do të siguronte paqen dhe stabilitetin përfundimtar në Ballkan.

Në drejtim të këtij problemi erdh një propozim nga Koço Danaj. Danaj, si kryetarë i krijimit të ashtuquajturës idea e “A Platform for Natural Albania”, ai është një nga aktorët e njohur në politikën e Shqipërisë. Si këshilltarë në qevërinë Nano, më pastaj e vazhdoi në qeverinë e Ilir Metës. Danaj, me pas krijoi istitutin me emër Institute for Regional Prognosis, në të njëjtën kohë kryen edhe kryeeditori e një gazete online të quajtur Shqipëria Natyrale.
Danaj me projektin të cilit i jep emrin Shqipëria Natyrale propozon zgjedhjen e problemit të Shqiptarëve në Ballkan. Danaj, propozon për shqiptarët që jetojnë jashta shqipërisë dhe një pjesë dërmuese që jeton në pesë pjesë duhet të posedojnë institucionet e veta të pavarura, në këtë aspekt pa ndryshimin e kufijve populli do ti përballonte ndarjes kulturore.Sipas këtij projekti shqiptarët që do të ecnin të lirë nëper këto pjesë, do të bëheshin të aftë të drejtonin vetën pa e prishë stabilitetin në Ballkan.
Është impresionues projekti i Danaj. Edhe pse Kosova në të vërtetë në shumë gjëra është e lidhur më Shqipërinë, duke përfshirë edukimin dhe arsimimin ajo ka siguruar një integrim pozitiv. Edhe Maqedonia me marrëveshjen e Ohrit mori në garancion që Shqiptarët ti përcaktojnë vet udhëheqjet e tyre lokale. Në këtë pikë nyja më e madhe lidhet me qëndrimin e Greqisë.Duke marrë parasyshë krizën ekonomike që po përjeton Greqia dhe ardhjen në pushtet të anës djathtë e cila ngrit etnicitetin e quajtur Agimi i Artë në Greqi, mund të parashohim se një propozim i tillë për Greqinë nuk do të mirëpritej nga ajo. Në këtë anë Bashkimi Evropian i cili vite me radhë tregohet si një futbollist i cili ik nga topi që i pasohet mbesim të mendojmë se mendimi i krijimit të Shqipërisë Natyrale do të ishte shumë i vështirë.Marrë nga nacionalalbania.al.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *