Home / Sport / Milani fiton në Katania, por ka polemika

Milani fiton në Katania, por ka polemika

Milani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 3-1 në transfertën e vështirë të Katanias, por ashtu si kundër Juventusit në fundjavë, një ndihmë e lehtë i ka ardhur nga gjyqtarët.

Ka qenë Katania që ka kaluar e para në avantazh me anë të Legrotalje që në minutën e 11-të pas një goditje nga këndi, me mbrojtësin që dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë. Vendasit dominojnë, përballë Milanit që nuk duket se arrin të krijojë lojë.
Por kuqezinjve i vjen një ndihmë e dyfishtë në fillimin e pjesës së parë. Fillimisht është Barrientos që merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e Katanias me 10 lojtarë, e më pas vijërojtësi nuk sinjalizon pozicionin jashtë loje gjatë golit të barazimit të El Sharauit.
Që nga ai moment, kontrollin e lojës e merr Milan që gjen shpejt edhe golin e dytë me Boateng. Kuqezinjtë krijojnë raste të njëpasnjëshme, por nuk konkretizojë, ndërsa rezultati përfundimtar 3-1 vuloset vetëm në minutën e parë shtesë nga i zakonshmi El Sharaui, i cili me dygolëshin e tij çoi në 12 numrin e rrjetave të tundura në këtë kampionat.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *