Home / Sport / Milani kërkon të ndjekë shembullin e Bajernit

Milani kërkon të ndjekë shembullin e Bajernit

Barbara Berluskoni, vajza e Silvio Berluskonit dhe prej shumë kohësh pjesëtare e bordit drejtues të Milanit, ka shpjeguar në një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe” arsyet e ndryshimit drastik të politikës ekonomike të klubit.

“Futbolli ka nevojë për ndryshim dhe modeli virtuoz që Milani ka zgjedhur do të shërbejë në të mirë të shoqërisë. Edhe PSZH herët a vonë do ta kuptojë një gjë të tillë, e vetmja skuadër që kam zili është Bajern Mynih. Ata po që kanë një sistem virtuoz model”, ishte komenti i saj, duke treguar pse e mendon një gjë të tillë.
“Marka e Milanit qëndron më lart se çdo lojtar, edhe se Ibrahimoviç. Aktualisht, PSZH po mundohet të ngrejë klubin falë burimeve të jashtme, por në momentin që situata do të stabilizohet, do t’i hyjnë edhe ata rrugës tonë që është e vetmja e mundshme. Nuk e kuptoj arsyen pse njerëzit thonë se duhet të kemi zili PSZH, ne jemi klubi me më shumë tituj në botë”.
“Sot admiroj vetëm Bajern Mynih. Ata kanë krijuar një sistem ekonomik virtuoz”, u shpreh drejtuesja e Milanit rreth bavarezëve që ishin klubi i vetëm ndër të mëdhenjtë e Evropës që kishte luksin të shpenzonte më shumë se 60 milionë euro në merkato gjatë verës dhe të dilte përsëri me bilanc pozitiv.
Për çështjen e merkatos ka folur edhe vetë Silvio Berluskoni, i cili nuk ka hedhur poshtë mundësinë e ndërhyrjes për të zëvendësuar De Jong që do të mungojë të gjithë sezonin për shkak të dëmtimit të pësuar dje.
“Kemi pësuar një tjetër dëmtim që do të zgjatë për të gjithë sezonin. Dhurata në janar për klubin? Do të shohim në bazë të nevojave që ka skuadra”, ishte komenti i tij rreth kësaj teme.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *