Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Besimi për vizitë të paqëruajtësve të ARM-së në Afganistan

Ministri Besimi për vizitë të paqëruajtësve të ARM-së në Afganistan

16 dhjetor-Republika e Maqedonisë është e gatshme, konform planeve të Aleancës për kontributin në ndërtimin e institucioneve në Afganistan pas vitit 2014, të marrë pjesë në përpjekjet për zhvillimin dhe jetë më të mirë të të gjithë qytetarve në këtë vend, do të theksojë ministri Besimi në takimin me gjeneralin Alen.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, sot mbërriti për vizitë të kontigjentit nga Armata e Republikës së Maqedonisë i cili është pjesë e forcave të ISAF-it në Kabul, Afganistan.

Qëllimi i vizitës së ministrit Besimi, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është që para fillimi të vitit 2013 të njihet me aktivitetet vijuese të kontigjentit të Maqedonisë në ISAF, si dhe t’u dëshirojë edhe kryerjen me sukses të detyrave të vendosura të paqëruajtësve edhe në të ardhmen.

“Ministri Besimi, do t’u urojë pjesëtarëve të kontigjentit për përkushtimin ndaj detyrave dhe aftësive dhe njohurive të treguara të cilat janë fotografi për vendoshmërinë e Republikës së Maqedonisë që të ndihmojë në procesin e demokratiozimit të Afganistanit” thuhet në kumtesë.

Gjatë vizitës, ministri Besimi do të realizojë takim me komandantin e forcave të ISAF-it, gjeneralin Xhon Alen në të cilin, sipas kumtesës, do të bisedohet për kontributin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë në etablimin e vlerave bazike – paqen, lirinë, barazinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vendin e Azisë Qendrore. Njëherit, ministri Besimi do të tregojë edhe në atë se Republika e Maqedonisë i mbështet përpjekjet për stabilizim, me çfarë konfirmohet fakti se Afganistani ka një të ardhme të sigurtë demokratike.

Republika e Maqedonisë është e gatshme, konform planeve të Aleancës për kontributin në ndërtimin e institucioneve në Afganistan pas vitit 2014, të marrë pjesë në përpjekjet për zhvillimin dhe jetë më të mirë të të gjithë qytetarve në këtë vend, do të theksojë ministri Besimi në takimin me gjeneralin Alen.

Republika e Maqedonisë momentalisht në forcat e ISAF-it merr pjesë me gjithsej 159 persona të sistemuar në më shumë detyra – sigurim të Komandës të ISAF-it në Kabul, si dhe stërvitje të Armatës nacionale afgane. Kontigjentet nga Armata e Republikës së Maqedonisë janë pjesë e forcave të ISAF-it në Afganistan nga viti 2002, kur u dërguan dy oficerë në suaza të kontigjentit turk. Deri tani pjesë nga ato forca ishin 1.843 paqëruajtës të Maqedonisë. Pjesëmarrja e ARM-së në ISAF ishte kontributi i parë i Republikës së Maqedonisë drejt paqes dhe stabilitetit jashtë kufijve person

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *