Home / Lajme / Maqedoni / Misteret e manastirit të Pollogut nga shekulli i 14-të

Misteret e manastirit të Pollogut nga shekulli i 14-të

Në atë kohë janë zbuluar portretet historike të Dragushinit dhe bashkëshortes së tij Anës, pastaj portreti i kituar i Marisë, të ëmës së Dragushinit, të djalit të tij dhe Anës si dhe shkrime tek afreskat e dragushinit dhe Marisë. Poashtu në këta portrete u gjetën edhe portretet e mbretit Stefan Dushan. Me rëndësi të madhe ishte edhe gjetja e varrit të Dragushinit, dhe zbulimi i portretit të Shën Gjergjit, patronit të kishës.

AFRESKË SHOKUESE PËR TRADHËTINË E SHËNMËRISË?!

Kush ka qenë njeriu që u varros në kishën e manastirit të Pollogut, dhe përse car Dushani dha urdhëresë të veçantë në vitin 1340? Kush pikturoi afreskën në të cilën Josifi me shkop në dorë ofrohet drejt Shënmërisë, i zemëruarr për shkak të tradhtive të saj? A do të ngjallet sërish Manastiri i Pollogut pas ardhjes së murgeshave në konakun e ri?

Sipas dr. Dimitar Qornakov, i cili në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar e ka udhëhequr ekipin për restaurimin dhe hulumtimin e Manastirit, dhe tërë kompleksit, Manastiri i Pollogut çdo herë ka qenë një sfidë për hulumtuesit, kjo, shkaku i historisë së fshehtë me të cilën është i mbështjellë, por edhe ndërtimi dhe pikturimi i kishës.. Deri tek Manastiri i Pollogut, apo Manastiri i “Shën Gjergjit”, një nga manastiret më të vjetër dhe më të vlefshëm në Maqedoni, tani arrihet vetëm përmes ujit, përmes liqenit të Tikveshit; rrugë tjetër deri tek ai nuk ka. Për ata që udhëtojnë me barka normale apo me ndonjë nga ata të improvizuarat për turistët iu duhen afërsisht dy orë për të arritur atje, ndërsa, dihet, me ata të shpejtët duhen vetëm 15 minuta.

Afreska të shifruara!

Pas sanimeve dhe hulumtimeve të kishës të bëra para afro njëzet vitesh, kur edhe u zbuluan afreskat e vjetra të shekullit të 14-të, si dhe përmbajtje të tjera rreth manastirit, para disa vitesh më në fund është restauruar një nga konaqet e manastirit, atje tani, pas afro dy shekujsh, sërish qëndrojnë disa murgesha. Edhe pse nuk donin që të fotografoheshin apo flasin publikisht për këtë, të gjithë besonin se së shpejti edhe ky manastir do gjallërojë sikur manastiret tjera të Maqedonisë, apo objekte të shejta që me vite u lanë në mëshirë të kohës apo u përdorën për bizaritete të ndryshme.

Sipas dr. Dimitar Qornakov, i cili në vitet e 80 –ta të shekullit të kaluar i cili udhëhiqte ekipin për restaurimin dhe hulumtimin e Manastirit, dhe tërë kompleksit, Manastiri i Pollogut çdo herë ka qenë një sfidë për hulumtuesit për shkak të mistereve të ndërlidhura me të, por edhe për shkak të fakteve lidhur me ndërtimin dhe pikturimin. Një pjesë e këtyre fshehtësive janë zbuluar gjatë projektit hulumtues në fillim të viteve të 80 të shekullit të kaluar, kur edhe janë bërë kërkime të zgjeruara arkeologjike, konservimi i arkitekturës, zbritja e afreskave dhe tjera.

Në atë kohë janë zbuluar portretet historike të Dragushinit dhe bashkëshortes së tij Anës, pastaj portreti i kituar i Marisë, të ëmës së Dragushinit, të djalit të tij dhe Anës si dhe shkrime tek afreskat e dragushinit dhe Marisë. Poashtu në këta portrete u gjetën edhe portretet e mbretit Stefan Dushan. Me rëndësi të madhe ishte edhe gjetja e varrit të Dragushinit, dhe zbulimi i portretit të Shën Gjergjit, patronit të kishës.

Para gjashtëdhjetë vitesh menjëherë pas çirimit të Maqedonisë, Qornakov, ka filluar të interesohet për këtë manastir mistik: “Sepse, tashmë dija për një pjesë të mistereve lidhur me të nga literatura e cila mundesha të vijj si nxënës dhe student, në vitet e 50 të shekullit të kaluar për herë të parë si student e vizitova këtë manastir të Pollogut. Drejt manastirit asokohe çonin dy rrugë: njëra nga fshati Vozarci që çonte përmes lumit të Zi; rruga gjarpëronte rreth kanjonit të lumit në një rrugicë të lakuar kuajsh. Dhe rruga tjetër përmes fshatit Begnishtë, duke u lëshuar për nga vendbanimi Kamenicë, nga ku lumi Kamenica derdhjes në Lumin e Zi. Sidoqoftë gjatë dhe vështirë shkohej deri tek manastiri. Kur mendova se arrita tek manastiri, në fakt kisha zbritur poshtë kanjonit, e manastiri qëndronte lartë mbi lumin. Rruga ishte me tatpjetë ndërsa manastiri vështirë i kapshëm, si një çerdhe nën majat e malit Visheshicë.

Duke mbëritur tek ai, menjëherë mundej të vërehej në fotografi të zymtë: rrënoja të një manastiri të dikurshëm tek të cilat kishte mbirë bari, ferrat etj…Dera dykrahësh të hyrjes së manastirit, të punuara në gdhendje të hollë nga fillimi i shekullit të 17, ishte gjysmë e hapur dhe mes tyre, kishte shumë shkurre me çka qartë shihej se jo që askush s’ka hyrë por as që është interesuar dikush për në së paku në dy dekadat e fundit. E tillë ishte pamja nga të gjitha anët e kishës. Shiheshin mbetjet e konaqeve në anën Jugore dhe Lindore të kishës, si dhe pjesë të portës kryesore të Manastirit, e brenda në kishë si për çudi ende qëndronte e pathyer një pasuri e madhe; afreska nga shekulli i 14, një kryq i madh në gdhendje, që qëndronte në pjesën e epërme të ikonastasit, ndërsa në pjesën e poshtme dy ikona të mëdha të Shën Mërisë dhe Krishtit me mbajtësin e Jezuit.

Ishte qershori i vitit 1957, kur me zemër të shtrënguar e lëshova manastirin e Pollogut, “Shën Gjergji”. Kuptohet nga mëndja se lëshova asnjëherë, sepse gjithnjë parasysh kisha pasuritë e fshehura që posedonte manastiri, e atëherë ja për fatkeqësi, ishin lënë në mëshirë dhe pamëshirë të kohës. Sidoqoftë dhjetë vite më vonë e vizitova sërish, por kësaj here zyrtarisht për evidentimin e ikonave dhe dokumentimin e tyre dhe elementeve të tjera kishtare. Gjegjësisht asokohe ishte aksion i qendrës shtetërore për mbrojtje të monumenteve të kulturës. Më kujtohet që asokohe për tek manastiri, u nisëm nga fshati Rozhden, duke lëshuar nga lumi Bllashnicë, e cila poashtu asokohe derdhej në Lumin e Zi. Përgjatë kanjonit të Lumit të Zi, rruga për tek manastiri ishte e gjatë dhe e mundimshme, ndërsa arritja tek manastiri edhe kësaj here ishte e vështirë dhe e rrezikshme.

Për fat të keq, kësaj radhe një numër i madh i freskave të shekullit të 14 kishin plasaritje, por, për fat të mirë, nën to shiheshin freska te tjera më të vjetra. U largova nga manastiri por me pyetjen në kokë se çfarë mund të fshihet në afreskat e plasaritura, apo a mund që i tërë muri në pjesën perëndimore të jetë me freskat nga koha kur është ndërtuar manastiri. Këtë mendim e kisha deri në vitin 1980, kur si historian i entit për mbrojtje të monumenteve kulturore propozova që në program të futet edhe manastiri i Pollogut. Për fatin tim të mirë ky projekt u pranua dhe u formua ekip pune që në vitin e ardhshëm, për hulumtime shkencore për punën që do ta mbronte këtë manastir me një domethënie të veçantë të mesjetës, kujton dr. Qornakov.

Bashkë me të si udhëheqës i projektit në ekip ishin edhe, Zhivoin Vunqiq, Milan Ivanovski, Mitko Prenxhov, Gjogji Gjorgjievski, Tepi Stanisheva, Sokole Shutinovski dhe Tome Grkov.

Punët trevjeçare zbuluese dhe konservatore janë zhvilluar paralelisht dhe të sinkronizuara, ndërsa në punën hulumtuese kanë marrë pjesë poashtu edhe, Dragan Dakiç dhe Petre Kamcevski nga muzeu-galeri i Kavadarit. Në atë kohë u bë konservimi i tërësishëm i arkitekturës dhe afreskat, gdhendjet, ikonat, ndërsa u bënë kopje edhe të dy dyerve dykrahëshe. Poashtu u renovua edhe porta kryesore e manastirit, furra, çezma, muret, oborri i manastirit më në fund u regullua, u kosit kullosa dhe u mbollën drunj, në mesin e të cilave edhe një lloj i veçantë autokton u drurit të quajtur “njeriu lakuriq”. Druri mund të shihet edhe tani në oborin e manastirit.

Njohuritë e para për manastirin “Shën Gjergji – i Pollogut, daton që nga dy kartat e para të vitit 1340 dhe 1378. Karta e parë u punua nga mbreti Stevan Dushan, i cili zoton këtë pjesë të gadishullit Ballkanik, nga viti 1331 deri në 1335. Karta e tij ngërthen vendimin që manastiri i Pollogut me patundshmërinë e tij t’i jepet manastirit të “Sveta Gorës” të Hillanderit, bashkë me fshatrat Polloshko, Dragozhel dhe Koshani. Karta e dytë është ajo e vitit 1378, kur vëllezërit Dejanoviq, Despoti Jovan Dragash dhe vëllai i tij, Konstantini ia kanë dhënë pasuritë e tyre manastirit, rus “Shën Pantelejmoni”, të “Sveta Gorës”. Nga përmbajtja e kartës së vitit 1340 mund të konstatohet se trupi i Dragoshinit, kushëri i mbretit Dushan, prehet në kishën e Pollogut, por kjo urdhëresë mes hulumtuesve dhe kërkuesve ka qenë e shpjeguar në disa forma. Ka dallime të mëdha rreth asaj se, kush është Dragushini, në çfarë lidhje familjare ka qenë me mbretin dhe kush është despoteja që përmendet aty. Në fakt nuk ka pasur asnjë të dhënë për këtë deri në ditën e zbulimit të afreskave misterioze, që fshiheshin nën afreskat e kohës më të re.

Me këtë, hulumtuesit e manastirit “Shën Gjergji” i Pollogut, përnjëherë gjejnë dy mbishkrime në murin e lindjes, në hyrje të kishës. Mbishkrimi më i vjetër pra ai i 1609-s, është nga koha kur është pikturuar veranda gjatë kohës së Igumenit Sava, ndërsa mbishkrimi i dytë daton që nga 1881, gjatë renovimit të tretë të afreskave.

Përndryshe, në dorëshkrimet e shumë udhërëfyesve përmenden disa igumenë, por edhe ajo se afër manastirit ka pasur dy ndërtesa, njëra e vogël dykatëshe, me katër dhoma poshtë dhe katër lartë, si dhe një ballkon të madh. Përmendet edhe një stallë për bagëti afërsisht për 40 krerë, gjelltore, dhe një bodrum me vozë të mëdha, dy plevica jashtë manastirit, por edhe 600 uvra pyje në fshatrat përrreth si, Dobrotinë, Prevednik, Sheshkovo, Rasava, Begnishte, Kumaniqevo, Klinovo dhe Galishte. Para 1983, përshembull, manastiri ka pasur afër 20 dele, 120 dhi, 10 buaj, 15 viça, tri lopë, katër kuaj.

Përmendet edhe ajo se në fillim të shekullit të 18, manastiri në një periudhë është shkretuar plotësisht, edhe pse në shekullin e 15 dhe 16 ka qenë një nga qendrat më të njohura skriptore në Maqedoni. Sidoqoftë, faza e parë e punës, ishte rrëzimi i shtresës së dytë të afreskave të vitit 1609 në anën e fasadës, ndërsa në anën Jugore të kishës është gjetur edhe figura e Dragoshinit dhe gruas së tij Anës, ndërsa mbi ta figura monumentale e mbretit Stefan Dushan. Dragushini paraqitet i veshur me veshje fisnike, të zbukuruar me margaritarë dhe me shqiponja dykrenare, dhe me gurë të çmuar të kuq e të kaltër, ndërsa në dorën e djathtë mba një unazë të madhe. Në lartësi të kokave të Dragushinit dhe Anës, ndodhen mbishkrimet që japin të dhëna të tjera për kishën dhe për vetë Dragushinin. Gjegjësisht në mbishrimin që ka dhjetë rrjeshta, njoftohet se Dragushini është i biri i despotit Aldimir vëlla i vërtetë i mbretit të lartësuar dhe zotëria ynë.

Poashtu, konstatohet se Jovan Dragushini, ka zgjedhur pikërisht këtë vend për varr të vetin në kishë pas vitit 1334, kur Stefan Dushani ka hyrë thellë në teorinë e Maqedonisë, nën sundimin bizantin, me çka Dragushini aso kohe kishte fituar edhe tokë të vetën në pjesë jugore të shtetit të Dushanit. Urdhëresa e mbretit Dushan, e vitit 1340, është botuar me lutje të despotes Marija, nëna e Dragushinit dhe tezja e mbretit Dushan, të cilën e quante si nënë të veten. Nga këto të dhëna të zbuluara pikërisht në Manastirin e Pollogut, mësuam se familjari i mbretit kishte mbetur pa titull dhe se trajtimi i lartë i oborrit të Dushanit i dedikohet prejardhjes së tij, dhe faktit se ka qenë në lidhje më të afërt familjare me sunduesin e shtetit. Mbishkrimi i parë i cili flet se Dragushini është i biri i Aldimirit, e zgjedh pyetjen e shkencës lidhur me prejardhjen e tij, apo të nënës së tij Despotes Marija me Stefan Dushanin. Sipas tij, despoti Aldimir dhe Stefan Deqanski, i ati i mbretit Dushan, kanë qenë baxhanakë, apo të martuar me gra motra, bijat e mbretit të Bullgarisë Smilec i cili sundoi nga 1292 deri më 1298. Nëna e tyre apo gruaja e Smilecit, ishte greke, e bija e Konstantin Paleologut, vëlla i ,mbretit të Bizantisë Mihailli i tetë Paleologu.

Sipas burimeve historike, Stefan Dushani dhe Jovan Dragushini, varri i të cilit është gjetur tek manastiri i Pollogut, si kushëri të parë fëmijë të dy motrave, fillimisht u takuan në vitin 1314 kur Stefan Deqanski, i dënuar nga i ati i vet dhe i verbëruar i dërguar në mbyllje në Carigrad. Afër Dragushinit aty është pikturuar edhe gruaja e tij Ana, ku shkruan se është gruaja e tij dhe e bija e despotovës. Interesantë ishte edhe ajo se menjëherë nën portretin e Dragushinit dhe Anës u zbulua edhe figura e mbretit Stefan Dushan dhe një engjulli që i dhuron një shpatë. Portreti i Dushanovit në këtë manastir paraqet një nga shfaqjet më reprezentuese në këtë pjesë në përgjithësi. Figura e tij kap një sipërfaqe të madhe të murrit dhe me madhësinë e tij i ofrohet portretit të pikturuar në manastirin e Lesnovskit, thotë dr. Qornakov.

Varri i vëllait të mbretit Dushan?

Me zbrtijen e afreskave të vitit 1609 u zbuluan edhe disa portrete domethënëse të figurave historike, sic është portreti ktitor i despotes Marija, nëna e Dragushinit, pastaj figura e Shën Gjergjit, patron i kishës, si dhe i biri i Dragushinit dhe Anës. Ktitorja Marija, është e pikturuar në tërësi me maketin e kishës në dorë. Përrreth saj ndodhet një mbishkrim shumë i rëndësishëm, i cili, jep të dhëna tejet të rëndësishme historike. Këtu mësuam se emri i pagëzuar i të ëmës së Dragushinit ka qenë Marina, ndërsa ai kishtar Marija, si dhe , edhe ajo se ajo ishte murgëzuar pas vdekjes së të birit të saj.

Nëse nga shkrimi i Stefan Dushanit mësojmë se ai zgjodhi të varroset në këtë manastir që kur ishte gjall, atëherë na lë të kuptojmë se ai vetë e paska nisur kishën mauzole, por vdiq gjatë ndërtimit të saj. Pas vdekjes së tij, e ëma e tij Despotja Marija, e përfundoi kishën e pikturoi rreth vitit 1343. Kuptohet se ne si ekip e patën shënuar këtë si njërën nga detyrat tona primare, zbullimin e varrit të Dragushinit, drejtë së cilës na drejtonte mesha e Dushanit e 1340 ku shkruhej se, që i gjallë Dragushini e zgjodhi vendin ku do vorrosej trupi i tij, e ajo ishte kisha e Pollogut dedikuar “Shën Gjergjit”.

Dhe vërtetë disa muaj pas fillimit të punimeve arkeologjike, ndodhi kjo. Gjegjësisht, në një thellësi prej afro gjysëm metra, nën dushemenë e kishës erdhën tek pllaka mbuluese e varrit. Varri ishte i mbuluar me pllaka të mëdha gurri. Muri lindor i varrit ishte ndërtuar bashkë me muret vazhduese të kishës, me material dhe metodë të njëjtë ndërtimi. Me këtë u vërtetua se gjatë ndërtimit të kishës, pra kur Dragushini ishte gjallë, varri i tij u rregullua dhe u vendos në uadër të kishës, në vendin që ai vet zgjodhi. Gjatë hapjes së varrit, u vërtetua se pllakat e epërme ishin lëvizuar për t’u hapur ai, e kjo të drejton drejt asaj se varri është hapur më herrët nën dyshemenë e kishës. Megjithatë në varr u gjet një skelet njeriu i shtrirë në shpinë, ndërsa rreth tij u gjetën mbetje të sermit. Rreth dyzet vite pas vdekjes së Dragushinit, kisha Shën Gjergji me fshatrat Polloshko, Dragozhel, Koshani dhe një pjese më të madhe të Tikveshit, tanimë i takonin Konstantinit, i biri i despotit Dejan. Ndërsa ai me vëllain e tij Jovan Dragash, e dhuruan manastirin e Pollogut në vitin 1378, manastirit të Shën Pantelejmonit, të Gorës së shenjtë.

Në bazë të njohurive të reja, për kishën mauzole, ku ishte varrosur Dragushini, vëllau i mbretit Dushan, janë gjetur edhe disa copëza tjegulla të pullazit, ku janë shkruar emra dhe shkrime para se ata të piqeshin. Në një mbishkrim tjegullës shkruan se, ‘kjo tjegull’ u bë në muajn gusht në kallëpët e Dragushinit’. Zbulimi i kësaj të dhëne burimore, është edhe një konfirmim i aktiviteteve të Dragushinit rreth ndërtimit të kishës në Pollog si mauzole të tij. Për këtë shkak mundet me bindje të thuhet se kisha Shën Gjergji e Pollogut është e vetmja në Maqedoni e dedikuar si kishë mauzole, ku u varros mbreti Dragushin, me vullnetin e tij dhe në vendin e zgjedhur që para se të vdiste. Kisha u ndërtua në vitin 1340 nga e ëma e tij, despotja Marija, e cila më vonë, siç shkruan në meshën e car Dushanit, ajo e dhuron tek Hillanderi, thotë dr. Dimitar Qornakov.
vazhdimi i tretë

Zografi lokal mbretëror!

Megjithatë, sipas stilit të ndërtimit, mund të konstatohet se kisha është edhe më e vjetër se e shekullit të 14-të, ndërsa në kohën e mbretit Dushan është rregulluar vetëm muri i pjesës tek varri i vëllait të tij Dragushinit. Kisha ka pasur vetëm një hyrje, edhe atë në pjesën perendimore, ndërsa, sipas saj ka qenë e hapur edhe hajati për mbrojtjen e portreteve të cilat janë ruajtur në gjendje shumë të mirë, kjo, kur kemi parasysh se janë pikturuar në vitet 1343 deri në vitin 1345. Shumë shekuj më vonë, kur u ndërtua pika akumuluese e Tikveshit, manastiri ishte prerë nga vendbanimet, ndërsa kisha e vetmuar mbeti tërësisht e pambrojtur dhe nën dhëmbin e kohës.

Pas ndërtimit të varrezës tek kisha-mauzole, në të cilën u varros Jovan Dragushini, nga an e të ëmës së tij, dhuruesja e manastirit Marija, ishin të ftuar dhe u angazhuan zografë me emër të cilët e pikturuan tërësisht brendinë e kishës për afro dy vite, nga viti 1343 deri në 1345. Fjala është për afreska të cilat kanë hy në listën e afreskave më representative të pikturave të afreskave të mesjetës në Maqedoni. Përndryshe, për pikturimet e afreskave të këtij manastiri është treguar interes, që në vitin 1931, kur u dhanë edhe të dhënat e para nga terreni. Kuptohet, atëherë nuk dihej gjë për afreskat nën to që u pikturuan disa dekada më vonë.

Sikurse edhe në kishat tjera të asaj kohe, kisha në manastirin e Pollogut përmban dy cikle të afreskave; Festat e mëdha dhe vuajtjet e Krishtit, si dhe dy komponime – hyrja dhe përkëndimi, të cilat ishin të zëshme përshkak të njohurive të tyre për këtë kishë mauzole. Komponimi, hyjra e Krishtlindjes, është pikturuar në periudhën mes 1340 dhe 1378, dhe kjo është vendimtare për bindjen se Hilandarët janë meritorët për përfundimin e pikturimit të tempullit. Shumë interesantë është një afreskë, në zonën e tretë të murrit perendimorë, ku mundë të shihet një skenë shokuese në tëcilën Josifi, e qorton Shën Mërinë për tradhëti, e cila është pikturuar, sipas Petroevanjelisë së Josifit. Siç mund të shohin të gjitha ata që kanë vizituar Manastirin e Pollogut, Josifi është në anën e majtë të freskës me një shkop në dorën e majtë, ndërsa me treguesin e dorës së djathtë, piketon Shën Mërinë. Kuptohet, Shën Mëria, refuzon ta ketë tradhëtuar dhe ngre të dy duart me shputa të hapura në drejtim të Josifit. Sipas stilistëve përmbajtjet e tregimit, të cilat janë të ngjajshme me ato të Shën Mërisë në ishullin Qyteza e Vogël në Prespë, nga viti 1369, si dhe pikturimi në kishën Shën Athanasi, në Kostur që daton nga vitit 1384/85, por ngjason edhe me afreskat e manastirit të Markos të vitit 1376 apo 1380, bazuar në këta, pikturimi i manastirit të Pollogut mundë të datojë rreth vitit 1370.

Nga ana tjetër, pikërisht përshkak të faktit se në të është varrosur Dragushiuni, kryqëzimi i Krishtit është theksuar me madhësi të komponimit dhe vendosje të tij në vend të theksuar në murrin e kishës. Kujdesi i Hilandarëve për manastirin e Pollogut si qendër e tyre jashtë Sveta Gorës, duket edhe në afreskat e tij, për çka dëshmon edhe skena e hyrje në Krishtlindje – lavdi e tempullit të Hilandarëve e pikturuar në përmasa të mëdha dhe në vend të theksuar në murrin jugor në hapsirën e nënkupolës. Se Hilandarët kanë bërë kujdes për ktë, shihet edhe në katraungjillin, e shekullit të 11 në të cilën janë hedhur katër faqe me pikturat e evangjelistëve të kohës kur u pikturua manastiri. Nga kjo, merret vesh se në manastirin e Pollogut, ka ardhur Jermonarkuk i Hilanderëve dhe Kozma Shpirtërorë, ndërsa në manastirë tanimë ishte zoografi apo piktori Mihajllo, i cili ilustronte librat dhe ndoshta edhe punonte në afreskat. Megjithatë, përshkak se afreskat janë pikturuar disa herë, nuk mundë të konstatohet numri i saktë i zografëve që punuan në afreskat, por, megjithatë, duket se bëhet fjalë për dy zografë me dy mënyra dukshëm të ndryshme të pikturimit.

Piktori më i mirë ka punuar në më pak vende të kishës, edhe atë, në pjesën e epërme të altarit, në murin lindor dhe verior, ndërsa afreskat e mbetura të kishës i ka punuar një zograf tjetër,i cili ka anuar nga ajo që pikturat e tij të duken më plastike, kjo, duke përdorur tonifikimin e punës në piktura. Për fat të keq, autorët piktorë nuk janë të njohur. Piktori i parë i ka pikturuar portretet historike, si ai i Dragushinit, pastaj gruas së tij Anës, dhuruesen Maria me nipin, djalin e Dragushinit dhe Anës, pastaj mbretin Dushan me familjen, gruan Elenën dhe të birin Uroshin, bashkë me patronin e kishës Shën Gjergjin i pikturuar nën hyrjen e kishës. I njëjti zograf i ka pikturuar edhe afreskat në zonën e parë të kishës dhe pjesës së Altarit. Afreskat në zonën e dytë dhe të tretë si dhe ata në qemer, mundë ti mveshen piktorit të dytë. Nëse piktori i parë ka qenë pjestarë i oborrit, atëherë i dyti ka qenë ndonjë nga piktorët e rrethit të talentuar që ka punuar nën urdhërat e Carigradit dhe Selanikut. Për dallim nga piktori i parë, i dyti ka punuar me hijëzime, apo nuanca ngjyrash.

Përveç afreskave, manastiri i Pollogut, posedon edhe punime të mrekullueshme të gdhendësve, siç është kryqi i madh i kryqëzimit të Krishtit, dera dykrahëshe, pjesë të tavolinës igumene dhe të tjera. Kryqi i madh me Krishtin e kryqëzuar daton nga 1548-ta, dhe ajo është vërtetë një vepër e madhe gdhendjeje. Ky kryq është i vendosur në pjesën e epërme të ikonerisë, ndërsa në të në gjuhën e slloveno-kishtare shkruan se daton që nga 1548, kur igumeni në manastir ishte Pais, dhuruesja Mina, ndërsa jeromanas Stefani, Kirili Teofani dhe Leontij. Se sa ka vlerë ky kryq shihet edhe nga kryqëzimi që daton më herët dhe i cili zgjoi interesim të madh tek bota shkencore, ndërsa ka qenë objekt hulumtimi i shumë analizave dhe prezantimeve. Ky kryq i manastirit të Pollogut, llogaritet si një ka objektet më reprezentuese në Maqedoni e këtij lloji në Maqedoni. Një vepër tepër e rëndësishme shikuar nga këndi i gdhendjeve është edhe llambadari i shekullit të 17, kur u punua edhe ikoneria dhe dera dykrahëshe e hyrjes së kishës nga druri i arrës në gdhendje të hollë, ndërsa në frymën e punimeve të punuara në shkollën e gdhendjes së Prilep-Slepçan. Dy krahët janë ndërtuar me formësimin e vizatimit katërpalësh që i formon ato në formën harkore. Sipas njohurive të deritanishme, ajo është punuar dhe vendosur rreth vitit 1609. Kisha e Manastirit të Pollogut, ka pasur edhe tavolinë igumene kah fund ii shekullit të 17-të. Tani ruhet vetëm një pjesë e tavolinës, dhe ai ndodhet në muzeun kombëtar në Veles. Në një dërrasë që ishte i ngulitur në tavolinë, ishin të radhitura tre reshta të shkrimit në të cilët thuhet. Të dihet në vitin 1676, e bëri këtë tavolinë para igumenit, Agapij, mjeshtri Qoro nga Tikveshi’.

Tani e tre shekuj më vonë, me konakun e ri dhe murgeshat, manastiri ngadalë gjallëron edhe shpirtërisht, e së shpejti siç është paralajmëruar ai do jetë një nga manastirët e gjallë në Maqedoni ku vazhdimisht jetojnë vëllazëri murgësh e murgeshash. Manastirin çdo ditë e më shumë e vizitojnë turistët, të cilët kënaqen në bukuritë e fshehura një kohë të gjatë nën pullaz dhe llaçit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *