Home / Sport / Mourinho nuk ka asgjë personale me Casillasin

Mourinho nuk ka asgjë personale me Casillasin

Ish-portieri i Real Madridit, Paco Buyo, insiston se Jose Mourinho nuk ka asgjë personale me Iker Casillasin dhe se lojtarët e Los Blancos, në përgjithësi, nuk janë në nivelin e tyre.

“Refuzoj të mendoj që Mourinho ka diçka personale me Casillasin”.

“Nëse ne i shikojmë paraqitjet e fundit të ekipit, do të shohim se shumica e lojtarëve nuk janë në nivelin e tyre, siç presin drejtuesit e klubit dhe tifozët. Diçka nuk është në rregull”.

“Nuk do të ishte korrekte ta drejtonim të gjithë gishtin kah Ikeri për zëvendësimin ndaj Malagas. Unë nuk dua të them emra por ka shumë lojtarë të cilët nuk janë në formë”, ka thënë Buyo për Marca.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *