Home / Lajme / Maqedoni / MPB konfirmoi se deputetët e opozitës i kanë filluar incidentet në Kuvend

MPB konfirmoi se deputetët e opozitës i kanë filluar incidentet në Kuvend

“Kur më nuk ekzistonte mundësia që të vihet në rrezik kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë disa prej deputetëve vazhduan me sjelljen nga e cila me siguri çdo qytetar do të turpërohej. Pas derdhjes së ujit, thyerjes së gotave dhe hedhjes së dokumenteve zyrtare të kryetarit të Kuvendit, pasoi hipja në tavolinën e tij dhe dëmtimi i pajisjes për punën e Kuvendit dhe udhëheqjen e seancave”, sqaron MPB.

Shkup, 25 dhjetor 2012 – Incidentet në sallën kuvendore filluan kur disa prej deputetëve me sjellje të dhunshme dhe të pahijshme u përpoqën ta bllokojnë mbajtjen e seancës së caktuar dhe ta pamundësojnë shumicën që t’i kryejë obligimet të cilat dalin nga funksioni dhe mandati që ua besuan qytetarët, kumtoi sot MPB.

Siç qëndron në kumtesë, ka pasuar sulm edhe mbi institucionin Kryetar i Kuvendit, kur me angazhime dhe reagime të qeta, u tërhoq, sigurimi i Kuvendit arriti ta nxjerr nga salla dhe në mënyrë të sigurt ta nxjerrë.

“Kur më nuk ekzistonte mundësia që të vihet në rrezik kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë disa prej deputetëve vazhduan me sjelljen nga e cila me siguri çdo qytetar do të turpërohej. Pas derdhjes së ujit, thyerjes së gotave dhe hedhjes së dokumenteve zyrtare të kryetarit të Kuvendit, pasoi hipja në tavolinën e tij dhe dëmtimi i pajisjes për punën e Kuvendit dhe udhëheqjen e seancave”, sqaron MPB.

Nuk kanë munguar as kanosje as goditje në tryezat e punës së atyre të cilët nuk janë pajtuar me metoda të dhunshme.

Pasi i parandaluan shumicën e deputetëve të punojnë, shtohet, një pjesë e tyre pa mandat të fituar në zgjedhje e uzurpuan vendin e kryetarit të Kuvendit si dhe funksionin.

Është kërkuar nga sigurimi i Kuvendit, në pajtim me Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Rregulloren për punën e Kuvendit, të krijohen kushte për zhvillimin e seancës. Sigurimi i kuvendit sipas të gjitha protokolleve për punë, pohon MPB, veproi në mënyrë profesionale dhe krijoi rend në sallë duke mundësuar që shumica e deputetëve të punojnë edhe pse pati provokime dhe gjeste të dhunshme dhe agresive ndaj tyre.

“Kanë pasuar përpjekje që të inskenohet se si disa deputetë gjoja janë sulmuar, edhe pse nga video mbikëqyrja qartë shihet se nuk kanë pasur kontakt me sigurimin”, qëndron në kumtesë.

Në momentin kur në sallë janë krijuar kushte për vazhdimin e seancës, para sallës në 10-të minutat e ardhshme, sqarohet, kanë vazhduar sulmet verbale dhe fizike mbi sigurimin, kërcimin mbi mobiliet dhe dakordimi se si të dilet para mediave të cilat ishin në korridor.

Njëherësh, jashtë Kuvendit, një grumbull njerëzish ka depërtuar mbi kordonin policor, duke u nisur nga grupi i qytetarëve të shumtë të cilët protestonin me qëllim që të hyjnë në ndërtesë. Gjatë përpjekjes për parandalimin e aktit të dhunshëm, 11 nëpunës policorë kanë marrë lëndime.

Në periudhën e ardhshme, nënvizohet, MPB do t’i analizojë të gjitha xhirimet dhe kundër të gjithë përgjegjësve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *