Home / Lajme / Maqedoni / MPJ shprehu keqardhje që Maqedonia nuk e ka marrë atë që meriton

MPJ shprehu keqardhje që Maqedonia nuk e ka marrë atë që meriton

12 dhjetor-Ministri e vlerëson faktin që Këshilli i BE-së e konfirmoi dhe e përshëndeti përparimin e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat kryesore të reformave të procesit zgjedhor, lirisë së shprehjes në media, administratës publike, implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedoinsë i jep rëndësi faktit që Këshilli i Bashkimit Evropian e konfirmoi përparimin e Republikës së Maqedoninë, por shprehu keqardhje që edhe kësaj here nuk u mor vendimi i meritura për fillimin e negociatave inkuadruese.

MPJ, siç thuhet në njoftim, e përshëndet konkluzionin se zgjerimi mbetet politika kryesore e Bashkimit Evropian, që vazhdoj ta përforcojë paqen, demokracinë dhe stabilitetin e Evropës, ndërsa me këtë edhe Unioni të jetë më mirë i përgatitur për mbizotërimin e sfidave globale edhe për realizimin e interesave strategjike individuale.

Duke shprehur keqardhje që Këshilli i BE-së edhe kësaj rradhe nuk e merr vendimin e miratuar për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë, Ministria megjithatë e nënvizon angazhimin e Këshillit që ta konkretizojë perspektivën për fillimin e negociatave. Ministria e përshëndet mundësinë për miratimin e vendimit për hapjen e negociatave aspiruese në periudhën e ardhshme.

Ministri e vlerëson faktin që Këshilli i BE-së e konfirmoi dhe e përshëndeti përparimin e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat kryesore të reformave të procesit zgjedhor, lirisë së shprehjes në media, administratës publike, implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe gjetjen e zgjidhjes nën patronat të KB-s për kontestin bilateral të imponuar për emrin me Greqinë fqinje, Republika e Maqedonisë gjithmonë i ka kushtuar dhe do të vazhdojë që t’i kushtojë rëndësi dhe angazhim thelbësor.

Republika e Maqedonisë dëshiroi dhe do të vazhdojë në mënyrë të përkushtuar të punojnë që konkluzionet e sotme të Këshillit të procesuohn në kohë dhe me sukses në mandatin a ardhshëm të Presidencës irlandete në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm me miratimin e vendimit të Këshilit për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë në qershor të vitit 2013, citohet në MPJ-në e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *