Home / Sport / Muhamed Ali merr titullin “Mbreti i Boksit”

Muhamed Ali merr titullin “Mbreti i Boksit”

Muhamed Ali ka marrë kurorën që i takon, pas marrjes së titullit “Mbreti i Boksit”, të dhënë nga kategoria WBC në një ceremoni madhështore të organizuar në Kankun të Meksikës me rastin e 50 vjetorit të kësaj shoqate.

Më shumë se 1000 persona të ftuar nga e gjithë bota kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni për të parë kurorëzimin e atij që cilësohet nga të gjithë si boksieri më i madh i të gjitha kohëve. Normalisht, gjithë salla ka pritur me një duartrokitje të gjatë “mbretin”, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, shkoi dalëngadalë drejt fronit të veçantë që kishin vendosur në skenë.
Kurorën atij ia dha vetë mbajtësi i brezit për peshat e rënda në këtë kategori, Vitali Kliçko, i cili tha se që fëmijë, në Bashkimin Sovjetik, kishte dëgjuar legjendat e boksierit të jashtëzakonshëm amerikan dhe se tani ishte një nder i jashtëzakonshëm për të që mbante titullin që e kishte mbajtur shumë vite më parë kjo legjendë e gjallë.
Në sallë pastaj janë projektuar momentet më të lavdishme të karrierës së Kasius Klei, duke filluar që nga mosha 16 vjeçare, për të vazhduar me sukseset në Olimpiadë e triumfet e jashtëzakonshme në boksin profesionist.
Në emër të boksierit që vuan nga sëmundja e Parkinson dhe ka vështirësi në artikulimin e fjalëve, ka folur gruaja e tij, Loni, e cila nuk ka kursyer batutat, ashtu siç bënte gjatë gjithë karrierës bashkëshorti i saj. “A e di cila është pyetja e parë që do ju bënte Ali? Pse e vonuat kaq shumë!”, ishte batuta që ajo i bëri presidentit të WBC, Hose Sulaiman, duke theksuar më pas se bashkëshorti i saj e cilësonte një nder dhe krenari dhënien e këtij titulli.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *