Home / Sport / Murinjo: Kampionati është praktikisht i pamundur tani!

Murinjo: Kampionati është praktikisht i pamundur tani!

Zhoze Murinjo mendon se shanset e Real Madrid për të fituar titullin kampion janë thuajse inekzistente në këtë sezon. Pas barazimit 2-2 ndaj Espanjolit, madrilenët e shohin veten 13 pikë larg Barcelonës kryesuese, ndonëse janë luajtur vetëm 16 ndeshje të këtij kampionati.

“Praktikisht është e pamundur”, ishte komenti i Murinjos pas ndeshjes, rreth mundësisë që skuadra e tij të mbronte titullin kampion të fituar në sezonin e kaluar. “Është një diferencë shumë e madhe në këtë pikë të sezonit, vitin e kaluar në kishim një diferencë prej 10 pikësh në shkurt apo mars dhe arritëm ta ruanim atë. Por nëse arrijmë të përmirësohemi në kampionat, do të na ndihmojë në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampioneve”, tha trajneri portugez, i cili ka pranuar se kjo është situata më e vështirë që ka kaluar në karrierën e tij.
“Unë nuk kam përjetuar asnjëherë një situatë si kjo, duke humbur kaq shumë pikë dhe duke patur një skuadër kaq larg nga objektivat. Kjo është një situatë e re për mua por nuk do të dorëzohem. Do të kërkojmë të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka ende tituj në dispozicionin tonë, por duhet ta pranoj se kampionati tashmë është thuajse i pamundur”, tha ai.
Trajneri portugez është detyruar të durojë edhe talljet e rivalëve të tij, pasi tifozët e Barcelonës në “Kamp Nou”, 10 minuta para fundit të ndeshjes kanë kënduar në kor “Ne të duam, Murinjo qëndro!”, duke ironizuar me faktin se për sa kohë që ai është në drejtim të madrilenëve, ata nuk do të arrijnë të kapin kurrë katalanasit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *