Home / Sport / Murinjo: “Topi i Artë” është vendosur!

Murinjo: “Topi i Artë” është vendosur!

Zhoze Murinjo është i bindur se trofeu i “Topit të Artë” është vendosur. Trajneri i Real Madrid ka deklaruar se fituesi i këtij edicioni është paracaktuare më parë, duke aluduar për një konspiracion të “kokave të futbollit” të cilët kanë bërë fushatë për Lionel Mesin.

Futbollisti i Barcelonës është favorit për të fituar trofeun për herën e katërt radhazi, ndërsa ka si rivalë shokun e skuadrës, Andres Ineista, si dhe portugezin e Real Madrid, Kristiano Ronaldo.
I pyetur pikërisht rreth Kristiano Ronaldos dhe shanseve që ka ai për të fituar këtë trofe, trajneri i Realit ka qenë shumë i prerë në përgjigjen e tij.
“‘Topi i Artë’ është dhënë tashmë. Kur kokat e futbollit flasin dhe bëjnë fushatën, dihet që tani se kush e ka fituar”, tha Murinjo, të cilit me sa duket nuk i kanë pëlqyer lëvdatat e vazhdueshme të Mishel Platini dhe Sep Blater në adresë të Lionel Mesit.
Më pas, Murinjo ka folur shkurtimisht edhe për zërat e merkatos që e shohin atë larg Real Madrid në fund të këtij sezoni, mundësisht në drejtimin e Paris Sent Zhërmen.
“Thuhet se po shkoj në Paris dhe se Ançeloti do të marrë Realin? Ndoshta dy klubet mund të organizojnë një shkëmbim. Por Parisi do të ishte një destinacion i bukur… për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampioneve”, tha portugezi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *