Home / Sport / Myler: I lumtur që rekordin tim e theu më i forti!

Myler: I lumtur që rekordin tim e theu më i forti!

Legjenda e futbollit gjerman, Gerd Myler, e ka cilësuar Lionel Mesin si “një lojtar të pabesueshëm” që e meritonte të thyente rekordin e tij. 25 vjeçari argjentinas, një natë më parë barazoi dhe pastaj theu rekordin e Myler me 85 gola në një vit kalendarik falë dy golave të shënuar ndaj Betis.

Ndonëse mendon se sulmuesit në shekullin e 21-të e kanë më të lehtë të shënojnë me mbrojtjet në zonë dhe jo ato individuale që aplikoheshin në kohën e tij, Myler i ka thurur elozhe argjentinasit që theu rekordin që mbijetonte prej katër dekadash.
“Rekordi im qëndroi për 40 vite, 85 gola në 60 ndeshje, ndërsa tani, lojtari më i mirë në botë e theu dhe unë jam i lumtur për të”, tha ai për Sport1.de.
“Ai është një lojtar i pabesueshëm, një gjigand. Ai është një profesionist kaq i këndshëm dhe modest sa që shpresoj të shënojë edhe 2-3 gola të tjerë në vitin 2012, si dhe të arrijë të mbajë këtë rekord për 40 vitet e ardhshme”, u shpreh sulmuesi legjendar gjerman.
“Mesi është fantastik. Ai ka vetëm një defekt të vogël dhe ky është se nuk luan për Bajern Mynih”, u shpreh me humor ish-lojtari i klubit të famshëm gjerman.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *