Home / Sport / Napoli ka refuzuar 55 milionë euro për Cavanin

Napoli ka refuzuar 55 milionë euro për Cavanin

Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka deklaruar se klubi ka refuzuar 55 milionë euro për shitjen e Edinson Cavanit.

Sulmuesi uruguaian është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, por shefi i klubit të tij nuk pëlqen që ta lejojë të largohet.

“Cavani është një luftëtar që mishëron më të mirën për shpirtin e Napolit dhe tifozët tanë. Për këtë arsye kam refuzuar një ofertë prej 55 milionë eurosh”.

“Cavani është bërë simbol i ringjalljes sonë. Nëse e mbaj këtu nuk është për para, por për dashurinë ndaj klubit”, ka deklaruar De Laurentiis për Radio Monte.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *