Home / Sport / Napoli merr -2 në renditjen e kampionatit

Napoli merr -2 në renditjen e kampionatit

Napoli, një prej skuadrave që lufton për titullin kampion në Itali, është penalizuar nga Komisionet disiplinore të Federatës Italiane të Futbollit me uljen e dy pikëve në renditjen e kampionatit për shkak të “përgjegjësisë objektive”, sepse lojtarë të kësaj skuadre janë cilësuar të përfshirë në manipulimin e ndeshjeve.

Mbrojtësit Paolo Kanavaro dhe Xhanluka Grava u dënuan të dy me 6 muaj pezullim, ndërsa ish-portieri i kësaj skuadre, Mateo Xhianelo, nga i cili filloi i gjithë hetimi, u pezullua për 3 vite e gjysmë.
Me këtë dënim, të cilit i është shtuar edhe një gjobë prej 70 mijë eurosh, napolitanët e shohin veten në vendin e pestë në renditje, 10 pikë pas Juventusit kryesues. Kuptohet që drejtuesit e klubit do ta apelojnë vendimin, duke pritur që minimalisht të marrin një zbritje prej një pike nga Tribunali i Arbitrazhit Sportiv.
“Napoli nuk është dakord me vendimin e komisionit disiplinor, pasi ne besojmë se nuk mund të ndryshohen renditjet gjatë sezonit në vazhdim. Çdo vendim duhet dhënë para apo pas zhvillimit të një aktiviteti”, shkruhet në deklaratën e shpërndarë nga klubi italian.
Përfshirja e Napolit vjen nga fakti se ish-portieri Xhianelo, ka tentuar të manipulojë ndeshjen kundër Sampdorias të dy sezoneve më parë, duke kërkuar bashkëpunimin e Kanavaro dhe Grava, të cilët kanë refuzuar. Por të tre janë dënuar për shkak se nuk kanë lajmëruar autoritetet përkatëse rreth kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *