Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesa për automjetet e rënda transportuese në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod – Prilep

Ndalesa për automjetet e rënda transportuese në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod – Prilep

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese është vendosur edhe në rrugën Kërçovë – Makedonski Brod – Prilep prej orës 8:45 minuta, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Për shkak të reshjeve të borës dhe mbetjeve të saj nëpër rrugë, janë vendosur ndalime për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore Gostivar – Strazhë – Kërçovë -Mavrovë – Dibër dhe Ohër – Bukovë – Resnjë, si dhe rruga Strugë – Qafë Thanë. Për automjetet transportuese në këto akse rrugore LAMM rekomandon shfrytëzimin e pajisjeve dimërore.

Për automjetet e udhëtarëve në këto akse rrugore LAMM rekomandon përdorimin e pajisjeve dimërore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *